Rajoni

Aleksandër Vuçiç në rrezik, piloti i helikopterit shmang tragjedinë, ndryshoi kursin prej mjegullës së dendur

  • Flet Vuçiç, ‘qetëson’ popullin e tij: S’kam frikë
  • Shkak për ndryshimin e papritur kanë qenë kushtet e këqija të motit, të cilat kanë detyruar pilotin që të bënte një lëvizje të paparashikuar. 
    Featured image of article: Aleksandër Vuçiç në rrezik, piloti i helikopterit shmang tragjedinë, ndryshoi kursin prej mjegullës së dendur Aleksandër Vuçiç

    SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është përballur me probleme në ajër, pasi helikopteri i tij ka ndryshuar papritur kursin e fluturimit.

    Shkak për ndryshimin e papritur kanë qenë kushtet e këqija të motit, të cilat kanë detyruar pilotin që të bënte një lëvizje të paparashikuar. Gjatë kohës që Vuçiç fluturonte, moti ishte përkeqësuar pasi kishte nisur një shi i fortë dhe mjegull e dendur. 

    Kështu që piloti i helikopterit ndryshoi papritmas drejtimin e helikopterit  midis Mrkonjic Grad dhe Donji Vakuf.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Disa ditë më parë për shkak të mjegullës së dendur, ndërroi jetë edhe basketbollisti i njohur Kobe Bryant, vajza e tij dhe 9 persona të tjerë. Ata u rrëzuan pasi piloti humbi kontrollin e mjetit fluturues.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment