Rajoni

Vuçiç komenton sërish vizitën e Haradinajt në Hagë: Shkoi për të parë hotelet….

Vuçiç komenton sërish vizitën e Haradinajt në Hagë. Sipas tij kryeministi i Kosovës shkoi aty për të parë vetëm hotelet.
Featured image of article: Vuçiç komenton sërish vizitën e Haradinajt në Hagë: Shkoi për të parë hotelet…. Ramush Haradinaj dhe Aleksandër Vuçiç
Kosovë- Presidenti i Serbisë,  Aleksandër Vuçiç ka komentuar sërish vizitën e Ramush Haradinajt në Gjykatën e Hagës.
Vuçiç ka deklaruar se Haradinaj ka shkruar atje vetëm për të parë hotelin.

“Kam thënë që ata do të qëndrojnë atje për 24 apo 48 orë, për të shikuar se si duken hotelet atje. Ai e priti natën, për të bërë një figurë mbresëlënëse, për tu dukur si një hero”, ka shtuar ai.

Ramush Haradinaj është rikthyer nga Gjykata e Hagës mbrëmjen e djeshme. Ai ka theksuar se me Serbinë ulet në dialog pa kushte. Haradinaj ka theksuar se nuk kufijtë e Kosovës nuk guxon t’i prekë askush. (lexo këtu) 

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër pak ditë më parë pasi u thirr për të dëshmuar në Hagë. Në një konferencë për shtyp, Haradinaj u shpreh se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cenonte nderin e Kosovës. Së shpejti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare, që pritet të zhvillohen më 8 shtator. Fushata elektorale tashmë ka nisur. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment