Rajoni

Vuçiç kërcënon Kosovën: Vazhdojmë fushatën e çnjohjeve nëse aplikoni për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Vuçiç është shprehur se nëse Kosova, do të vijojë kërkesat e saj për anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare do të rikthehet fushtata e çnjohjeve.
Featured image of article: Vuçiç kërcënon Kosovën: Vazhdojmë fushatën e çnjohjeve nëse aplikoni për anëtarësim në organizata ndërkombëtare Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është përgjigjur sot kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, duke bërë dhe një kërcënim. Sipas mediave në Serbi, Vuçiç është shprehur se nëse Kosova, do të vijojë kërkesat e saj për anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare do të rikthehet fushtata e çnjohjeve.

Iu premtoj se do të jemi pesëfish me të suksesshëm në aksionin e tërheqjes së njohjeve. Nëse dikush mendon se përmes provokimeve do të mund të arrijë ndonjë rezultat – nuk do ta shihni atë film”, mësohet të ketë thënë presidenti serb.

Ai ka paralajmëruar se Serbia do të presë që fillimisht ta shohë përpjekjen e Kosovës për t’u anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare dhe se më pas “po qe se nuk i qetësojnë mentorët e tyre”, do ta vazhdojë fushatën e tërheqjes së njohjeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka asnjë pauzë sa i përket anëtarësimit të shtetit të Kosovës nëpër organizata ndërkombëtare.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Vuçiç kërcënon Kosovën: Vazhdojmë fushatën e çnjohjeve nëse aplikoni për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

  1. keta serbet jane vertete idiote apo bejne sikur jane ,kosova eshte e lire dhe e pavarur dhe si mundet sot serbia ta ketheje ate ne nje vend te varur prape kush dhe si mund ta beje ate ,kurre asnjehere

Shto Koment