Rajoni

Vuçiç kërcënoi me luftë, revoltohet ministrja e Kosovës: Këlysh i Rusisë, pretendon të nominsoh paqen në Ballkan 

Ajo thotë ndër të tjera se kreu i shtetit serb ka furnizuar me armë të prodhuara në Serbi edhe rajonin Nagorno-Karabak, ku u zhvillua lufta mes Ajzerbajaxhanit dhe Armenisë. 
Featured image of article: Vuçiç kërcënoi me luftë, revoltohet ministrja e Kosovës: Këlysh i Rusisë, pretendon të nominsoh paqen në Ballkan  Aleksander Vuçiç dhe Meliza Haradinaj-Stublla

KOSOVË– Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla,  në një postim që ka bërë në rrjetet sociale e ka quajtur Vuçiç “këlyshin e Rusisë”, pasi sipas saj ai po tenton të  zhduk paqen në Ballkan. Ajo thotë ndër të tjera se kreu i shtetit serb ka furnizuar me armë të prodhuara në Serbi edhe rajonin Nagorno-Karabak, ku u zhvillua lufta mes Ajzerbajaxhanit dhe Armenisë. 

“Pasi furnizoi me armë konfliktin Nagorno-Karabak, me armë të prodhuara nga Serbia, Aleksandar Vuçiç, ministri i Informacionit në kohën e Millosheviçit, tani po kërcënon të gjithë NATO-n, si dhe po nxit vendet fqinje për përgatitje ushtarake për luftëra të reja në Ballkan. Politika dhe qasja e “këlyshit Rusisë” është qartazi kundër vlerave të BE-së dhe politikave të sigurisë së Ballkanit. Të gjitha përpjekjet ruse dhe serbe për të minuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit janë të papranueshme për Kosovën dhe, me siguri, do të dështojnë, njësoj sikurse kapitullimi i tyre famëkeq në 1999-n” tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, Vuçiç pak më parë, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka shkruar: “Është e rëndësishme t’ju them se konflikti Nagorno-Karabak tregon se konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen në çdo moment”, deklaroi Vuçiç duke paralajmëruar se konflikti në Ballkan mund të rihapet nëse nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment