Rajoni

“Vuçiç do të njohë Kosovën”, reagon Grenell: Nuk është e vërtetë

Grenell ka përgënjeshtruar deklaratën e minsitrit serb se Vuçiç do të njohë Kosovën, duke theksuar se nuk është e vërtetë një lajm i tillë.
Featured image of article: “Vuçiç do të njohë Kosovën”, reagon Grenell: Nuk është e vërtetë Richard Grenell dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

SHBA– I dërguari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Ministrit serb të Financave se, Presidenti Aleksandër Vuçiç do të njohë  Kosovën.

Reagimi i tij ka qenë i menjëhershëm ku përmes një postimi në rrjetin social Tëitter ai ka thënë se është e pavërtetë.

” E pavërtetë”- ka shkruar ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Grenell ne Twitter.

Ishte ministri serb i Financave Siniša Mali, i cili deklaroi pak më herët se Presidentit Vuçiç i është vendosur një letër përpara gjatë takimit me pakën kosovare, ku mes 16 pikash është edhe njohja e Kosovës, ndërsa ka shtuar se Vuçiç është nën presion.

Takimi ishte planifikuar për në 2 Shtator dhe më pas u shty për dy ditë. Axhenda për takimin që do të zhvillohet ditën e nsërme nuk është zbuluar, por të gjitha palët kanë konfirmuar se ato do të përfshijnë çështje të bashkëpunimit ekonomik. Po ashtu, më 7 shtator, në Bruksel pritet të takohen delegacionet e të dyja vendeve, të përfaqësuara në nivelin më të lartë politik, nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment