Aktualitet

Vuante nga obeziteti, humb jetën nga koronavirusi shqiptari i parë në SHBA (Emri)

Andre Ljuljovic, është djali i një familje emigrantësh shqiptarë , i cili tetorin e vitit të kaluar u martua me Janet Gazivod. Ata jetonin në Ëestchester, një nga zonat ku ishte e perhapur sëmundja e koronavirusit.
Featured image of article: Vuante nga obeziteti, humb jetën nga koronavirusi shqiptari i parë në SHBA (Emri) Andre Ljuljovic

SHBA– Në SHBA është shënuar viktima e parë me origjinë shqiptare që ka humbur jetën nga Covid-19.

Andre Ljuljovic, është djali i një familje emigrantësh shqiptarë , i cili tetorin e vitit të kaluar u martua me Janet Gazivod. Ata jetonin në Westchester, një nga zonat ku ishte e perhapur sëmundja e koronavirusit.

Mediat e huaja, bëjnë me dija se ai vuante nga obeziteti dhe kjo mund të ketë qenë një faktor që ka ndikuar në sëmundjen e tij, e cila i mori jetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përveç familjarëve dhe miqve, Andre po vajtohet nga mbarë komuniteti i shkollës së mesme, në Archbishop Stepinac, në White Plains, ku e kanë njohur si nxënës e si atlet të fuqishëm në ekipin e futbollit amerikan të shkollës. Ndërkohë, shumë miq të tij janë shokuar nga humbja e papritur dhe po e kujtojnë në rrjetet sociale në internet.

Burimi: illyriapress.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment