DiasporaRajoni

Vuan pasojat e Covid-19, Çun Lajçi shpërthen keq: Kurti zbrit me këmbë në tokë, Rama s’është as grek e as serb, prano vaksinat se po vdesim për një ilaç….Vitia të vraftë Zoti, s’kemi as banjo në spitale

Në postime në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe fotot e tij ku shihet i shtrirë në shtrat, Lajçi thotë se kryeministri Edi Rama nuk është as grek dhe as serb që ata të mos i pranojnë vaksinat. Lajçi përshkruan kushtet e tmerrshme të spitalit dhe shton se Ministrine Shëndetësisë Arben Vitia do ta vrasë Zoti për këtë gjë.
Featured image of article: Vuan pasojat e Covid-19, Çun Lajçi shpërthen keq: Kurti zbrit me këmbë në tokë, Rama s’është as grek e as serb, prano vaksinat se po vdesim për një ilaç….Vitia të vraftë Zoti, s’kemi as banjo në spitale Çun Lajçi

TIRANË– Aktori Çun Lajçi, i cili po përballet me pasojat që i ka shkaktuar koronavirusi i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të zbresë me këmbë në tokë dhe të pranojë vaksinat nga Shqipëria.

Në postime në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe fotot e tij ku shihet i shtrirë në shtrat, Lajçi thotë se kryeministri Edi Rama nuk është as grek dhe as serb që ata të mos i pranojnë vaksinat. Lajçi përshkruan kushtet e tmerrshme të spitalit dhe shton se Ministrine Shëndetësisë Arben Vitia do ta vrasë Zoti për këtë gjë.

Sipas Lajçi paratë kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve ndërsa njerëzit vuajnë për një ilaç nëpër spitale pa kushte, me tualete pas dyer e pa çelësa.

Statuset e plota:

Vetëm për juve

Me të gjitha gazepet që ndjen shpirti im, nga ky virus brejtës do t’thosha unë, që blua mi ka mushknitë për nji muej ditë, e bukur fort damtua melqinë, po gjejë forcë (tue i shtrengua dhamtë e blemë të dentisti), t’iu shkruej që ta dini: Se qeveritë e kalueme, këtu paskan pasë çua ministra me dalë n’fotografi, paraprakisht tue i çua gazetarët me i filmua, e në mbramje, ne me i pa n’TV-të tona, se sa shumë janë tue investua n’mjekësi ministrat xheparosha!? Por, çuditërisht, rezultatet i paskan pasë marrë “gabimisht”me vete si dukët, ose eurot, që thojshin jemi tue i investua n’shendetin e popullit, se m’besoni, pos shpirtit humanitar të shqiptarit tim, qoftë mjek qoftë infermier, qoft teknik, a pastrues, këtu pak e hiç s’paska mbetë! Çfar dallimi nga deklaratat e tyne, me gjendjen që po e shohin sytë. Ah sa mjerim kur po shkoj veç n’tualet!? Ku janë letrat higjenike?! Ku janë sapunat me i pastrua duert. Ku asht dizenfektanti? Ku janë letrat për duer!? Ku ka tualete pa dyer e pa çelsa!?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E ku e ku e ku! Vajhalli për gra e pleq. Trishtim kur po zbres n’podrum me i fotografu mushknitë. Kur po i shoh teknikët ne ç’kushte punojnë e rrinë (t’mos i krahasoj me minjtë, n’drita t’errta elektriku, pa ajër e dritë Zoti!Por nji gja m’ka frymzu për kët shkrim: Mos dallimi mes pacientëve. Me besoni se nga katër pacjentë, tre pleq tjerë trajtohen si unë (bile edhe ma mirë)! Por jo edhe deputët e pushtetarë! Ata trajtohen atje ku ne s’kemi çasje! Ah pushtetët, duket se ato s’ndrruekan me sa sistemet! Por: Kur t’barabartë do t’jemi para Zotit, mjekësisë e drejtësisë, binduni se Kosova do t’jetë e dëshirumja jonë. Kur ministrat do t’vinë këtu pa i thirrë kamerat televizive, dijeni se kanë ardhë me punua për baballarët e tyne e fëmijët e Kosovës. Kanë ardhë buxhetin për shendetësi me shti n’xhepin e mjekut, infermierit, teknikut, pastruesit, n’ilaçet e pacientëve, n’përmirësimin e kushteve e jo n’xhepat e tyne, tue dhanë tendere e tue i nda përqindjet mes veti!

Ministër Vitia! Zoti ka me t’vra, (e t’vraftë) nëse ecë rrugëve të tyne, e pret veç m’u fotografu tue i pritë vaksinat, e shqiptarin e smutë e lenë që me pensionet e shkreta, t’i blejë ilaçet për nji grimë shpresë!  S’po muj me shkrua ma shumë, se m’erdhën antibiotikët që gruja shkoi i bleu e po pres me marrë infuzionin për nji këndellje t’mushknive! Raport i shkurt për kushtet, e nji mirënjohje deri të Zoti për pastruesit, teknikët e infermirët që na rrinë të kryet për pagat mjerane! Falenderim për doktorët që s’i kursejnë netët pa gjumë, për nji fjalë sheruese, nji kontrollë e ndëgjim gjoksi e shpine e nji këshillë, n’kushtet (larg të dëshirueshme) që i kanë! Qeveri. Hetoni ato miliarda që erdhën n’emnin e shëndetësisë kosovare, se këtu, rreth e rrotull po shoh kanta plehu, e ndertime t’pa kryeme e pacjentë podrumeve si mijtë! Por pak ma larg, atje kodrave t’Prishtinës, Marigonë, Çagllavicë e Ajvali, shtëpia mbretnore t’ish pushtetarve! Pulmo, 03.05.2021 (Vullnetaret)

Vetëm për juve 2 N’luftë isha artist, me pak dhe n’plis, që mundohesha me iu frymëzue me gjenialitetin e Hamzës e bacit Adem, tue u mundua me përcjellë heroizmin e tyne, të ushtarët, që mbetën pa Gjeneralin! S’isha poet as shkrimtarë, asnjiherë gazetarë, e sot i shtrimë me sisteme infuzionësh n’duer, bahem reporter zori nga dhoma e të prekunve nga covidi! Shkruej se m’dhembë ajo që shoh tek pacientët që kollitën, nxjerrin kelbaz ngjyrë vishnje e gjëmojnë, e Ai jam edhe unë. Bukë na binë, e nuk ankohem fare (artistët dikur ishin modest). Ilaçet vinë me rregull (ato që i ka spitali), por ato të shtrenjtat i blejmë vet, se shteti “s’ka”! N’fakt unë s’e mbaj mend kur ka pasë, që kur na e sollën lirinë. Ndoshta pse unë mbaj mend spitalet e Titos, kur kishte pastërti e barna plot, ani pse ishim shqiptarë! Mbaj mend kur ishte gjallë dr. Ali Sokoli, sepse mora kallje mushknishë, n’provat gjenerale t’nji shfaqje, e shteti dy herë n’ditë vinte n’banesën me qëra dhe m’ipte infuzion e Penicilinë t’500-tve, dhe mushkni t’pjekune, e pra Çun 24 vjeç isha e shqiptarë edhe pa pare!? Por m’thojshin n’gjuhën e tyne: Artist je, e na duhësh! “Gati si sot”, që s’pjerdhi kush prej pushtetarve, për t’cilët aq shumë shkrova e recitova! Për veti e paçin, se thiut s’po mujshe veç kimet me ia krua, se po dinte edhe anash me t’ra! E unë budalla nisa me shkrua drejt, se nuk durova, e sakicë kambës i rashë! Nejse, e lash se hina ku t’rrujnë edhe pa brisk! Po shoh e po shkruej, se zemra po m’dhemb, kur po e shoh filanën tue i ndejt burrit të kryet e tue ushqye si fëmiun. Tue i dhanë me pipëza langje, se ketu t’vjen me vjellë m’u afrue të kroni i dhomës ujë me pi. Aty kryhet edhe urinimi i plakut se s’mundët pa oksigjen n’ËC me shkua, e kush s’e çon. Ky afër meje, nevojën e madhe e kryen n’krevat, e dhoma kuterbon e mua me vjen me vjellë, e oksigjeni me duhet e nga erë m… s’muj marr frymë, e s’muj ankohem se të smutë jemi e s’kemi faj! Dhe n’ket gjendje shkruej, se para syshë m’dalin ministrat e pispillosun qe nga Urani, Vitia, Zema e prap Vitia, që na rrejshin se sa shumë kemi ba për shëndetësi!? E ne, nji gotë ujë s’guxojmë me pi, se s’asht Hotel Dukagjini me ndejt pastruesët ditë-natë tue pastrua, as spital evrope me ra n’gjuj e mos mu përly! Jemi Kosovë që zgjedhim shumë e kurgja s’kemi. Si për gjynah na e falën nji pako vaksina e gati e përpimë aeroportin me falenderime. Por vllaun tonë, edhe përkundër gjithë atyne vaksinave për përsonelin shëndetsorë, nji fjalë falendërimi nga pushteti s’e ndëgjova. Por gjetëm fjalë refuzimi, kur vllau (i keq apo i mirë) na ofroi ate që e kishte marrë për vete, e Albini jo i tha Ramës, ne s’kemi, por rusët e kinezët s’i duem! Veç që s’tha si Ramiz Alia: hamë barë e nuk dorëzohemi! Sa gabim! Ma e leht deka se vaksina e vllaut! As nji kontratë, as nji datë, as nji shpresë e ministri me Kryeministrin gjejnë kime n’ve! Zgjedhin vaksina evropiane e Evropa i merr edhe vet nga lloj-lloj tregu!? Unë i shtrimë them: S’e kanë punën të prodhuesit, por të mendjemadhësia e vetbesimi i tepruem. Tue harrue se kapuçbardhët i don Evropa por jo kokë pamukët!? Zbritni n’tokë se n’retë e bardha ecën para jush tri parti që 20-të vjet, por na rruen për lesh, bile ju, që edhe ne iu deshtëm, hapni sytë e mos ecni rrugëve të tyne, se ne po vdesim për nji vaksinë, për nji ilaç! Rama s’asht grek as serb, sa do miq n’i pastë, as ma i largët se kinezi e AstraZeneku s’asht, po lidhni miqësi t’rea e punoni si dy vllazën, se ne kemi zgjedhje për kryeministra, ju jo, se popull t’jetër s’keni! Albin zbrit me të dya kamtë n’tokë, se njena s’ka zbritë hala e hapi sytë, se rrugët e malit e t’natës, nuk janë via të drejta, e n’fund mund t’kenë edhe gropa! Bukën vllaut mos ia refuzo, se sofrat t’nemin, e arat t’i merr egjra. Shqipëria nderohet tue ia nderua Kryeministrin se je vet Kryeministër e ma mirë se unë e din! M’falni që fola, por shumë po shoh e kjo po m’vret!

Pulmologji, 04.05.2021

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment