Bota

Vuan nga “Lyme”, Justin Biber flet publikisht: Ka ndikuar shumë tek unë, nuk jam mirë me shëndet

Biber është diagnsostikur nga sëmundja e njohur si “Lyme”, që shkaktohet nga bakteri Borriela e sjell njolla të kuqe në trup dhe kruarje.
Featured image of article: Vuan nga “Lyme”, Justin Biber flet publikisht: Ka ndikuar shumë tek unë, nuk jam mirë me shëndet Justin Bieber.

SHBA- Justin Biber ka treguar se vuan nga një sëmundje, e cila i ka sjellë  dhe luhatje të shëndetit dhe disa kohë të vështira. Biber është diagnsostikur me sëmundjen e njohur si “Lyme”, që shkaktohet nga bakteri Borriela dhe sjell njolla të kuqe në trup dhe kruarje.

Sipas CNN, për këtë sëmundje, Justin do të flasë më shumë në dokumentarin e tij, të cilin do ta publikojë në Youtube, dhe vetë  këngëtari ka sqaruar situatën me një postim në Instagram.

“Ndërkohë që shumë njerëz vazhdojnë të thonë se Justin Bieber nuk po duket mirë, ata nuk kanë arritur të kuptojnë që unë së fundmi jam diagnostikuar me sëmundjen Lyme, e cila ndikoi në funksionimin tim si në lëkurë, tru, energji dhe në shëndet të plotë. Këto gjëra do shpjegohen më tej në një dokumentar, që do ta sjell së shpejti në YouTube. Ka qenë shumë e vështirë për mua por marrja e një trajtimi të duhur do më ndihmojë të kthehem më mirë se asnjëherë tjetër”, shkruan Biber.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas mediave vendase, Biber u pickua nga insektet që bartin bakterin në fund të verës së 2019- ës. Në një formë më të avancuar, pasojat arrijnë deri në humbje të aftësisë lëvizëse të fytyrës, dhimbje të forta koke, temperaturë të  lartë si dhe probleme me zemrën.

(A.K.:E.K/ Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment