Aktualitet

Vuan nga epilepsia dhe skolioza/ Kërkohet ndihmë për 15-vjeçaren nga Korça, i nevojitet një operacion jashtë shtetit

Vajza tregon se e ëma nuk punon pasi kujdeset për të motrën, ndërsa i ati punon si polic privat.
Featured image of article: Vuan nga epilepsia dhe skolioza/ Kërkohet ndihmë për 15-vjeçaren nga Korça, i nevojitet një operacion jashtë shtetit Pamjet e vogëlushes që kërkon ndihmë

KORÇË- Një apel për ndihmë ka ardhur në redaksinë e Dosja.al. Kërkohet ndihmë për një 15-vjeçare, e cila vuan nga epilepsia dhe nga skolioza. Të miturës i duhet patjetër që të kryeje operacionin pasi gjendja aktuale mund t’i kushtojë edhe jetën.

Ajo që na ka shkuar ka qënë e motra e 15-vjeçares, e cila ka shpjeguar edhe situatën e rëndë të familjes së saj. Vajza tregon se e ëma nuk punon pasi kujdeset për të motrën, ndërsa i ati punon si polic privat.

Familja nga Korça kërkon ndihmë, për të dëguar jashtë shtetit për një operacion vajzën e tyre, e cila edhe pse 15 vjeçe, nuk mund të kujdeset për veten, as për gjërat më bazike. Kohët e fundit gjendja e saj është përkeqësuar, pasi ajo ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe ka rrezik që të pësojë hemoragji të brendshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ju lutem më ndihmoni të shëroj motrën. Me dorën në zemer ju drejtohem, të më ndihmoni!,”-shkruan në mesazhin e saj e motra.

(K.M. Dosja.al)

Shto Koment