Showbiz

Vuan nga dëmtimet e rënda në shpinë pas aksidentit me makinë, Kevin Hart: Të rrish në shtëpi më mirë sesa të dalësh për fundjavë

Kevin Hurt, aktori i njohur ka treguar se pas aksidentit të rëndë që përjetoi me makinën e tij, ai nuk ka më dëshirë të udhëtojë gjatë fundjavave, por e shpenzon kohën në shtëpi.
Featured image of article: Vuan nga dëmtimet e rënda në shpinë pas aksidentit me makinë, Kevin Hart: Të rrish në shtëpi më mirë sesa të dalësh për fundjavë Kevin Hart

KALIFORNI- Aktori i njohur Kevin Hart dhe dy persona të tjerë janë  përfshirë në një aksident automobilistik në Calabasas, të Kalifornisë mëngjesin e së dielës, thuhet sipas një raporti të incidentit të Patrullës në “Highway California” për CNN.

Hart dhe shoferi, Jared Black,  kishin marrë plagë të rënda në shpinë dhe u transportuan në spitalet më të  afërta për trajtim.

Black po ngiste Plymouth Barracuda të 1970, kur në një moment ai kishte humbur kontrollin e automjetit, e për pasojë makina kishte dalë nga rruga dhe ishte rrokullisur disa herë në një argjinaturë.

Është mësuar nga policia vendase se Black, i cili ishte në timon ka qenë nën ndikimin e alkoolit momentin kur është përplasur. Vetëm një nga tre personat në makinë nuk kishte pësuar dëmtime.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por pak kohë më vonë Hart bleu sërish një makinë të re për vete. E në një postim në rrjetet sociale Hart shkruan se ai ishte i lumtur që nuk po udhëtonte, por po shijonte  fundjavën në shtëpi.

Të jesh në shtëpi më bën të lumtur …. kënaqem me njerëzit në fundjavë !!!! #LiveLoveLaugh”, ka shkruar Hart krahas fotos.

Burimi: CCN

A.C/Dosja.al

Shto Koment