Sport

“Vritini shqiptarët”, ylli i slloven Luka Doncic kërkon falje pas videos me thirrjet urryese

Gjuha e urrejtjes e shpërndarë nga ai u kritikua shumë, sidomos nga fansat e tij shqiptarë.
Featured image of article: “Vritini shqiptarët”, ylli i slloven Luka Doncic kërkon falje pas videos me thirrjet urryese Luka Doncic

SLLOVENI– Karantina për basketbollistin e Dallas Mavericks, Luka Doncic duket se nuk po i bën mirë. Ylli slloven gjatë mesnatës shpërndau një video në Twitter në të cilin disa serbë këndonin: ”Vritini, vritini shqiptarët”.

Gjuha e urrejtjes e shpërndarë nga ai u kritikua shumë, sidomos nga fansat e tij shqiptarë.
Reagimi nuk vonoi.

Përveç që fshiu videon, ai bëri edhe një reagim duke kërkuar falje.
Më vjen keq për videon që kam postuar. Nuk i pashë fjalët e këqija. Nuk do të shpërndaja kurrë diçka të tillë”, nënvizoi 21 vjecari në Twitter.

(e.c/dosja.al)

Shto Koment