Aktualitet

Vrau tutorin se kishte rënë në dashuri me një prostitutë! Pas 5 vitesh, ZBARDHET vrasja e shqiptarit në Itali, tre persona të pafajshëm (SI NISI GJITHÇKA PËR NJË VAJZË)

Të dyshuarit kryesorë, të idenfikuar si: Hasim Murataj, 27 vjeç, Çerçiz Banushi, 28 vjeç dhe Sabri Brakaj, 35 vjeç, janë shpallur të pafajshëm dhe pa asnjë lidhje me ngjarjen. 
Featured image of article: Vrau tutorin se kishte rënë në dashuri me një prostitutë! Pas 5 vitesh, ZBARDHET vrasja e shqiptarit në Itali, tre persona të pafajshëm (SI NISI GJITHÇKA PËR NJË VAJZË) Foto ilustruese

ITALI- Tre të pandehurit për vrasjen e shqiptarit, Shpëtim Frashëri, janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Torinos. Të dyshuarit kryesorë, të idenfikuar si: Hasim Murataj, 27 vjeç, Çerçiz Banushi, 28 vjeç dhe Sabri Brakaj, 35 vjeç, janë shpallur të pafajshëm dhe pa asnjë lidhje me ngjarjen. 

Ata akuzoheshin se natën e 22 tetorit 2017, kur edhe u vra Frashëri, ndihmuan autorin  Donaldi Rushiti, për të fshehur krimin. Rushiti u dënua me 12 vjet burg pasi u arrestua në Tiranë. Pas rindërtimit të dinamikës, autorët ishin thirrur nga Rushiti pasi vrasja kishte ndodhur dhe nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Frashëri ishte ‘tutor’ prostitutash dhe u vra para një lokali pas një sherri mes  bashkëatdhetarëve të tij. Ai u ndoq për 150 metra dhe më pas u qëllua për vdekje me armë zjarri. Sipas hetuesëve, Rushiti kishte rënë në dashuri me një nga punonjëset e seksit që menaxhonte Frashëri dhe kishte për qëllim ta lironte për ta marrë me vete. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga torinotoday

(k.m/dosja.al)

Shto Koment