Aktualitet

Vrau shqiptarin 11 vite më parë në Greqi, arrestohet në Kakavijë 44-vjeçari

Sipas informacionit paraprak, shtetasi A.H., u arrestua në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, pasi gjatë kontrollimit të dokumenteve të tij, 44-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim për vrasje.
Featured image of article: Vrau shqiptarin 11 vite më parë në Greqi, arrestohet në Kakavijë 44-vjeçari Foto Ilustruese

KAKAVIJË– Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje është vënë në pranga nga polciia kufitare Kakavijë. Sipas informacionit paraprak, mësohet se shtetasi i arrestuar është 44-vjeçari me inicialet A. H..

Ai dyshohet se në vitin 2008 ka vrarë shtetasin F.K.(shtetas shqiptar), në shtetin Grek. Ndërsa në vitin 2016, Gjyakata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka vendosur  masën e sigurisë “Arrest në burg” për të arrestuarin e sotëm, për veprën penale  “Vrasje e kryer në bashkëpunim”

Njoftimi i policisë Kakavijë

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”.

Shërbimet e Policisë Kufitare  në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije,  gjatë përpunimit të dokumentacionit  dhe  verifikimeve të kryera  në bashkëpunim me Interpol Tirana, Drejtorinë Vendore të Policisë Fier,  si dhe  nga  të dhënat në sistemin “TIMS”, ndaluan  shtetasin A.H., 44 vjeç, banues në Fier.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky shtetas ishte kthyer  “Deportiv”  nga pala Greke  dhe rezultonte  i shpallur në kërkim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në Tetor të vitit 2016  ka vendosur  masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale  “Vrasje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 76-25 i Kodit Penal, pasi dyshohet se shtetasi A.H., në vitin 2008 ka vrarë shtetasin F.K.(shtetas shqiptar), ngjarje e cila  ka ndodhur në shtetin Grek.

Shtetasi i lartpërmendur iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment