Rajoni

Vrau pronarin e tij dhe i dogji trupin/ Vetëbesimi i tepruar i bën gjëmën shqiptarit, gabimet që sollën arrestimin e tij

Fillimisht ai besoi se kishte kryer një krim të përsosur, duke besuar se askush nuk e kishte parë kur ai shkoi në hotelin e 69-vjeçarit, por ajo që nuk kishte llogaritur ishte fakti se për shkak të bllokimeve nga Covid-19, kamerat e sigurisë e kishin regjistruar.

GREQI-Disa foto të 20-vjeçarit shqiptar Indrit Lleshi, i cili ka vrarë dhe ka djeguar trupin e pronarit të tij 69-vjeçar në hotelin në Santorini janë publikuar në mediat greke. Sakaq, është publikuar dhe një seri gabimesh të bëra 20-vjeçari, të cilat kanë çuar në arrestimin e tij nga policia.

Fillimisht ai besoi se kishte kryer një krim të përsosur, duke besuar se askush nuk e kishte parë kur ai shkoi në hotelin e 69-vjeçarit, por ajo që nuk kishte llogaritur ishte fakti se për shkak të bllokimeve nga Covid-19, kamerat e sigurisë e kishin regjistruar.

Gjithashtu, në kasafortë ka pasur gjurmë të tij dhe sipas deklartave të policisë ai është përpjekur që të merrte lekë prej kasafortës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 27 nëntorit në orën 09:00. Ku 20 vjeçari shqiptar Indrit Lleshi ka vrarë dhe i ka djegur trupin pronarit të tij 60-vjeçar, pasi ky i fundit i kishte 200 euro borxh.

Vrasja e biznesmenit në atë mënyrë u konsideruar shumë serioze nga Departamenti i Policisë, ndaj u bënë të gjitha përpjekjet e mundshme për të kapur autorin e krimit. Ditën e sotme është bërë e mundur kapja e autorit, i cili e ka pranuar krimin në polici.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment