Aktualitet

Vrau për balerinën, kush është Sadetin Erkoçeviq që tronditi Shkodrën në 2014-n, mik me Eljo Haton

  • Me plumbin gati për qitje, arrestohet i rrezikshmi nga Shkodra, në 2014-n vrau një person
  • I riu nga Shkodra rezulton i dënuar me 20 vite burg për vrasjen e Indrit Yllit në vitin 2014 pas një sherri ne një lokal nate me muzik live në Shkodër.
    Featured image of article: Vrau për balerinën, kush është Sadetin Erkoçeviq që tronditi Shkodrën në 2014-n, mik me Eljo Haton Sadetin Erkoçeviq dhe Eljon Hato

    TIRANË– Ditën e sotme ra në pranga Sadetin Erkoçeviq, një emër i njohur për policinë dhe i shpallur në listën e 31 më të kërkuarve në Shkodër.

    I riu nga Shkodra, rezulton i dënuar me 20 vite burg për vrasjen e Indrit Yllit në vitin 2014 pas një sherri ne një lokal nate me muzik live në Shkodër.

    Erkoçeviq është njeriu që tronditi Shkodrën në vitin 2014 pas kësaj ngjarjeje të rëndë,.

    Si ndodhi vrasja në vitin 2014 dhe miqësia e Erkoçeviq me Eljo Haton

    Mbrëmja e 11 majit në vitin 2014,  do të kthehej në një natë që do të mbahej mend për tragjedinë e ndodhur brenda lokalit “Eingma” pas ekzekutimit të Indrit Yllit dhe plagosjes së Jetmir Beqirit.

    Në lokalin “Enigma”, në fshatin Zues, në Shkodër, ndodhej Indrit Ylli, i shoqëruar nga dy kushërinjtë e tij Ervin Ylli e Jetmir Beqirin dhe dy shokë të tjerë, Fabian Hoxha dhe Altin Haxhi.

    Rreth orës 24.00, në mesnatë, i ndjeri Indrit Ylli është ngritur të kërcejë me Jetmirin dhe Fabianin. Ylli u afrua në tavolinën ku ishte Elion (Esmeraldo) Hato, së bashku me shokët e tij dhe ka marrë një balerinë nga tavolina e tyre për të kërcyer me ta. Pikërisht në këtë moment ka nisur një sherr mes të ndjerit Indrit Ylli dhe të arrestuarit të sotëm Sadetin Erkoçeviq (Lisi), i njohur me emrin “Timi”.

    Erkoçeviq dhe Hato kanë nxjerrë armët duke qëlluar mbi Yllin, i cili mbeti i vdekur në vend. Ndërsa Jetmir Beqiri mbeti i plagosur.

    Eljon (Esmeraldo) Hato është gjithashtu një emër mjaft i njohur për policinë e shtetit. Ai u përfshi një vit më parë në vrasjen e ndodhur në lokalin “Monopol” në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

    I njohur ndryshe edhe si shoku i Ervis Martinaj, i riu u arrestua për vrasjen në Bllok, por u lirua për shkak të gjendjes shëndetësore.

    Ai u plagos rëndë mbrëmjen e 4 tetorit dhe një nga plumbat e ka prekur në shtyllën kurrizore, duke e bërë të paaftë për të qëndruar në qeli.

    Hato akuzohet gjithashtu për vrasje të 2 ose më shumë personave e mbetur në tentative, armëmbajtje pa leje dhe plagosje.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment