Bota

Vrau një grua shtatzënë dhe i nxorri beben nga barku/ SHBA do të ekzekutojë gruan e parë që prej vitit 1951

Në dhjetorin e vitit 2004, Lisa ka shkuar në shtëpinë e Bobbie Jo Stinett në Misuri me pretesktin se do të adoptonte një qen, por në të vërtet plani i saj ishtë komplet tjetër. Pasi ka hyrë në shtëpin e Bobbie, ajo e ka shtrënguar prej fyti derisa ka humbur ndenjat.
Featured image of article: Vrau një grua shtatzënë dhe i nxorri beben nga barku/ SHBA do të ekzekutojë gruan e parë që prej vitit 1951 Foto ilustruese

SHBA-Lisa Montgomery, është gruaja e parë e burgosur që është vendosur të ekzekutohet me një injeksion vdekjeprurës në gati 7 dekada. Krimi që ka kryer ajo është i rëndë, prandaj autoritet kanë vendosur ekzekutimin e saj.

Në dhjetorin e vitit 2004, Lisa ka shkuar në shtëpinë e Bobbie Jo Stinett në Misuri me pretesktin se do të adoptonte një qen, por në të vërtet plani i saj ishtë komplet tjetër. Pasi ka hyrë në shtëpin e Bobbie, ajo e ka shtrënguar prej fyti derisa ka humbur ndenjat. Bobbie ishte në muajin e tetë të shtatzënisë, dhe menjëherë pasi humbi ndjenjat Lisa mori një thikë, i çau barkun dhe i nxorri fetusin. Në këto momente, Bobbie arriti që të zgjohej dhe të kundërpërgjigjej por u vra nga Lisa, e cila u arratis bashkë me foshnjën. Por arratisja e saj nuk zgjati shumë, pasi ajo u kap dhe u arrestua. Në vitin 2007 u dënua me vdekje dhe tani ku vendim po zbatohet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë gruaja e fundit që është ekzekutuar në Shtetet e Bashkura ka qenë Bonnie Heady në 1953. Ndërsa avokati mbrojtës i Montgomery-t ka dalë me pretendimin se ajo kishte probleme mendore për shkak të abuzimeve që kishte pësuar në fëmijëri, por thirrjet për t`i kursyer jetën, u refuzuan.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment