Aktualitet

Vrau nga pakujdesia me armë gjahu shokun e tij, arrestohet Rifat Xheleshi, sekuestrohet arma e krimit

I riu ka dhënë dëshminë e tij para policëve aty ku ka thënë se ishte mjegulla ajo që e pengonte të shikonte se çfarë kishte para, duke justifikuar kështu vrasjen e mikut të tij. 
Featured image of article: Vrau nga pakujdesia me armë gjahu shokun e tij, arrestohet Rifat Xheleshi, sekuestrohet arma e krimit Rifat Xheleshi
Përditësuar:

DIBËR– Është arrestuar nga policia 18 vjeçari, Rifat Xheleshi i cili vrau me armë zjarri ditën e djeshme shokun e tij Gentian Kosiqi. Policia ka sekuestruar armën e gjahut e cila u përdor për të qëlluar 27 vjeçarin që humbi jetën në pyll.

I riu ka dhënë dëshminë e tij para policëve aty ku ka thënë se ishte mjegulla ajo që e pengonte të shikonte se çfarë kishte para, duke justifikuar kështu vrasjen e mikut të tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Dibër, ku 27-vjeçari Gentian Kosiqi mbeti i vrarë nga shoku i tij i gjuetisë. Gjithçka ka ndodhur pak pas mesditës në orën 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut” në Maqellarë. 18-vjeçari Rifat Xhelishi ka plagosur shokun dhe ka kërkuar ndihmë por fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment