Bota

Vrau në mënyrë të tmerrshme George Floyd/ Arrestohet polici, del tjetër video nga ngjarja që ‘ndezi’ Amerikën

Të Premten, John Harrington, komisioneri i Departamentit të Sigurisë Publike në Minesota, njoftoi se Chauvin ishte marrë në paraburgim nga Byroja në Minesota. Ai kishte qenë me policinë e Minneapolis për 19.
Featured image of article: Vrau në mënyrë të tmerrshme George Floyd/ Arrestohet polici, del tjetër video nga ngjarja që ‘ndezi’ Amerikën
Përditësuar:

SHBA– Derek Chauvin, polici i cili vrau në mënyrë fatale George Floyd, është arrestuar ditën e sotme pasi ishte shkarkuar nga puna. Mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se ai është akuzuar për vrasje megjithëse ende nuk dihet se cili ëhstë dënimi që do të marrë.

Të Premten, John Harrington, komisioneri i Departamentit të Sigurisë Publike në Minesota, njoftoi se Chauvin ishte marrë në paraburgim nga Byroja në Minesota. Ai kishte qenë me policinë e Minneapolis për 19.

Ditën e sotme mediat ndërkombëtare kanë publikuar edhe një video tjetër ku një kalimtar tregoi Floydin duke iu lutur policit që ta linte se ai nuk mund të merrte frymë, pasi oficeri kishte vendosur gjurin në qafën e tij për disa minuta duke e lënë atë të vdekur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:cbsnews

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment