Bota

Shqiptari vrau nga xhelozia ish-të dashurën dhe farmacistin/ Policia greke nuk ka më dyshime, çfarë treguan kamerat dhe rrëfimi i vajzës së viktimës

Sipas mediave të huaja, nga të dhënat e nxjerra nga kamerat e sigurisë, policia ka zbardhur natën e krimit pranë shtëpisë së 43-vjeçares, duke gjetur mjaft karakteristika që përputhen me shqiptarin, i cili dyshohet se është arratisur në atdhe.
Featured image of article: Shqiptari vrau nga xhelozia ish-të dashurën dhe farmacistin/ Policia greke nuk ka më dyshime, çfarë treguan kamerat dhe rrëfimi i vajzës së viktimës Foto ilustruese
Përditësuar:

GREQI-Polica greke ka nxjerrë detaje të reja lidhur me vrasjen makabër që një shqiptar ka kryer disa ditë më parë, duke vrarë ish- të dashurën e tij dhe burrin e saj farmacist.

Sipas mediave të huaja, nga të dhënat e nxjerra nga kamerat e sigurisë, policia ka zbardhur natën e krimit pranë shtëpisë së 43-vjeçares, duke gjetur mjaft karakteristika që përputhen me shqiptarin, i cili dyshohet se është arratisur në atdhe.

Ndërkohë që vajza e 43-vjeçares, nga martesa e saj me një biznesmen në Mykonos ka rrëfyer se mamja e saj i ka dhënë fund një lidhje me një person, i cili ishte i dhunshëm, por nuk e imagjinonte kurrë se kjo marrëdhënie do ishte fatale për të.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para disa ditësh në Greqi. Fillimisht, shqiptari, mësohet se ka hedhur në erë me eksploziv makinën e gruas ukrainase. Në momentin që u raportua shpërthimi i mjetit, policia erdhi të kërkonte 45-vjeçaren, por fqinjët e viktimës i lajmëruan se nga dera e gruas, që jetonte bashkë burrin e saj po rridhte gjak.

45-vjeçari shqiptar dyshohet se e ka vrarë 43 vjeçaren Fotini Stivtlana nga Ukraina dhe burrin e saj Loannis Zonitsam farmacist, pasi është ndjerë xheloz kur ka hyrë në banesën e tyre dhe i ka parë ata të dy lakuriq, pasi ende shpresonte që të martohejë me 43-vjeçaren.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment