Aktualitet

Vrasja e vitit 2014, Apeli lë në fuqi dënimin me 13 vjet burg për të rrezikshmin e Shkodrës

Me lënien në fuqi të dënimit Erkoçeviq do të bëjë 13 vjet e 4 muaj burg. Ky ishte gjykimi i dytë i çështjes, e cila u rihap me kërkesë të të pandehurit që kishte munguar gjatë shqyrtimit të parë të dosjes në vitin 2017.
Featured image of article: Vrasja e vitit 2014, Apeli lë në fuqi dënimin me 13 vjet burg për të rrezikshmin e Shkodrës Sadedin Erkoçeviq

SHKODËR – Gjykata e Apelit në Shkodër, ka lënë në fuqi vendimin për 29-vjeçarin Sadedin Erkoçeviq (Lisi), i cili akuzohet për vrasjen me dashje në vitin 2014 të Indrit Hyllit. Me lënien në fuqi të dënimit, Erkoçeviq do të bëjë 13 vjet e 4 muaj burg.

Ky ishte gjykimi i dytë i çështjes, e cila u rihap me kërkesë të të pandehurit që kishte munguar gjatë shqyrtimit të parë të dosjes në vitin 2017.

Ndërkohë, gjykata ka bërë me dije se i riu është shpallur fajtor për vrasjen që ndodhi në vitin 2014 në një lokal në Zus të Shkodrës. Ai ishte dënuar fillimisht me burg për vrasje me dashje dhe vendimi ndaj tij  kishte marrë formë të prerë në vitin 2018. Në vitin 2019 Erkoçeviq kërkoi të rigjykohej, pasi nuk kishte qenë i pranishëm në gjykimin e parë.

Por rigjykimi nuk duket se ndryshoi shumë në fatin e çështjes. Gjykata e Shkallës së Parë dhe më pas ajo e Apelit rikonfirmuan dënimin me 20 vjet burg ndaj 29-vjeçarit, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u konvertua në 13 vjet e katër muaj.

28-vjeçari i lindur në Shkodër u arrestua më 16 gusht të vitit 2019  nga policia pasi dyshohej se do të kryente një krim në Tiranë. Në momentin e arrestimit Erkoçeviqit iu sekuestrua një pistoletë që mbantë në çantë, me një plumb në fole.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si ndodhi ngjarja? 

Mbrëmja e 11 majit në vitin 2014 do të kthehej në një natë që do të mbahej mend për tragjedinë e ndodhur brenda lokalit “Eingma”.  Në lokalin “Enigma”, në fshatin Zus, në Shkodër, ndodhej Indrit Ylli, i shoqëruar nga dy kushërinjtë e tij Ervin Ylli e Jetmir Beqirin dhe dy shokë të tjerë, Fabian Hoxha dhe Altin Haxhi.

Rreth orës 24.00, në mesnatë, i ndjeri Indrit Ylli është ngritur të kërcejë me Jetmirin dhe Fabianin. Ylli u afrua në tavolinën ku ishte Elion (Esmeraldo) Hato, së bashku me shokët e tij dhe ka marrë një balerinë nga tavolina e tyre për të kërcyer me ta. Pikërisht në këtë mment ka nsiur një sherr mes të ndjerit Indrit Ylli dhe të arrestuarit të sotëm Sadetin Erkoçeviq (Lisi), i njohur me emrin “Timi”.

Erkoçeviq dhe Hato kanë nxjerrë armët duke qëlluar mbi Yllin, i cili mbeti i vdekur në vend. Ndërsa Jetmir Beqiri mbeti i plagosur.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment