Rajoni

Vrau mikun dhe palgosi kushërirën me djalin e saj/ Detaje të reja rreth vrasjes në Gjakovë

Vrasja makabre e një dite më parë ka tronditur të gjithë opinionin publik në Gjakovë dhe mbarë Kosovën, por sot policia e Kosovës ka bërë publike detaje të reja, ku mësohet se është arrestuar autori i krimit.
Featured image of article: Vrau mikun dhe palgosi kushërirën me djalin e saj/ Detaje të reja rreth vrasjes në Gjakovë Shtepia ku ndodhi vrasja.

KOSOVË– Ditën e sotme policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth vrasjes që ka ndodhur ditën e martë në Gjakovë.

Në njoftimin e policisë është bërë me dije se një shtetas shqiptar ka goditur dje me thikë bashkëshortin e kushërirës, këtë të fundit dhe djalin e saj. Si pasojë e plagëve të marra burri ka vdekur ndërsa  kushërira dhe djali i saj  kanë mbetur të plagosur, ndërsa shtetasi nga Shqipëria i dyshuar për krimin është vënë nën pragna.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. Ai i kishte goditur me thikë tri viktimat dy meshkuj dhe një femër të gjithë kosovarë. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave mashkull në vendin e ngjarjes kishte ndërruar jetë, ndërsa dy viktimat tjera janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e qytetit, njëri edhe në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndër të tjera policia ka bërë me dije se trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

A.C/Dosja.al  

Shto Koment