Aktualitet

DURRËS/ Vrau me thikë në zemër Idajet Dullën pas një konflikti për zënien e rrugës, arrestohet autori. Kote: Jam penduar!

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin Arbër Kote, i cili u arratis pasi vrau me thikë 33-vjeçarin Idajet Dulla. Autori 26-vjeçar është babai i një fëmije të mitur. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti për zënien e rrugës. Kote para oficerëve të policisë ka deklaruar se viktima e ka fyer dhe qëlluar me grushte disa herë dhe për vetëmbrojtje ka nxjerr thikën dhe e ka qëlluar.
Featured image of article: DURRËS/ Vrau me thikë në zemër Idajet Dullën pas një konflikti për zënien e rrugës, arrestohet autori. Kote: Jam penduar! Idajet Dulla dhe Arbër Kote

DURRËS- Arrestohet autori i vrasjes së Idajet Dullës në Durrës, Arbër Kote. Policia bën me dije se 26-vjeçari, babai i një fëmije të mitur, vrau të riun, pas sherrit për rrugën.

Ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy familjet, ajo e Kotes dhe e Dullës ishin në konflikt të hershëm për rrugën, e cila i “mori” jetën të riut.

Pas ngjarjes së rëndë, Arbër Kote është penduar për krimin e rëndë që ka kryer. Para oficerëve të policisë ai ka deklaruar se  sherri ka nisur për një parkim të gabuar të makinës. Ai ka treguar se viktima e ka fyer dhe qëlluar me grushte disa herë dhe për vetëmbrojtje ka nxjerr thikën dhe e ka qëlluar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit. Viktima Idajet Dulla, 33-vjeç, shofer i një furgoni dhe u konfliktua me Arbër Koten për zënien e rrugës nga automjeti i tij. Pas zënkës, Arbër Kote ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në zemër të riun, duke e lënë të vdekur në vend. Idajet Dulla ishte i martuar dhe la pas dy fëmijë jetim. Ndërkohë autori është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kotes. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

J.V/Dosja.al

  • 13:05

    Vrua me thikë 33-vjeçarin në Durrës/ Arbër Kote shfaqet i penduar: Nuk duhet ta kisha bërë, por më fyeu dhe qëlloi me grushte, e godita për t’u vetëmbrojtur

    Arbër Kote, autori i vrasjes së Idajet Dullës është penduar për krimin e rëndë që ka kryer. Para oficerëve të policisë ai ka deklaruar se  sherri ka nisur për një parkim të gabuar të makinës. Ai ka treguar se viktima e ka fyer dhe qëlluar me grushte disa herë dhe për vetëmbrojtje ka nxjerr thikën dhe e ka qëlluar.

    I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai reagoi shumë ashpër. Më fyeu dhe më qëlloi me grushte. Për vetëmbrojtje nxora thikën dhe e qëllova pasi më goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar. Por më fyeu dhe shau shume keq”, ka thënë Kote para grupit hetimor.

  • 9:26

    Ky është 26-vjeçari që vrau me thikë në zemër Idajet Dullën në Durrës, babai i një fëmije të mitur

    Del fotoja, ky është 26-vjeçari Arbër Kote, i cili vrau pasditen e djeshme në Durrës, 34-vjeçarin Idajet Dulla. Mësohet se autori i krimit të rëndë është 26-vjeç dhe është babai i një fëmije të mitur.

    Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit. Viktima Idajet Dulla, shofer i një furgoni dhe u konfliktua me Arbër Kote për zënien e rrugës nga automjeti i tij. Pas zënkës, Arbër Kote ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në zemër të riun, duke e lënë të vdekur në vend. Idajet Dulla u gjet në rrugë nga familjarët e tij, të cilët e transportuan menjëherë në spital, por ai vdiq. Dulla ishte i martuar dhe la pas dy fëmijë jetim. Autori i krimit të rëndë u arrestua mëngjesin e sotëm.  Ndërkohë mësohet se dy familjet ishin në konflikt të hershëm për rrugën, e cila i “mori” jetën të riut.

  • 9:26

    Policia: Arrestohet autori i vrasjes së Idajet Dullës në Durrës

    Njoftimi i Policisë: Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 26 vjeç, banues në Durrës.

    Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin I.D., 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

    Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Shto Koment