Aktualitet

Vrau me levë brenda kamionçinës 57-vjeçarin/ Arrestohet autori i krimit në Gjirokastër, 33-vjeçari dhe viktima drekuan së bashku. Thimjo: E godita se më quajti grek

Mësohet se është arrestuar 33-vjeçari Mihal Thimjo nga fshati Derviçan. Ai është autori i vrasjes së Gjirokastër, ku mbeti i pajetë 57-vjeçari Gëzim Saraçi. Sherri nisi pasi viktima e quajti grek 33-vjeçarin.Ky i fundit e goditi me levë viktimën. Pas krimit, autori shkoi në banesë dhe ndërroi rrobat. Më pas, ai tentoi të largohej me makinën e tij, por u arrestua nga Policia.
Featured image of article: Vrau me levë brenda kamionçinës 57-vjeçarin/ Arrestohet autori i krimit në Gjirokastër, 33-vjeçari dhe viktima drekuan së bashku. Thimjo: E godita se më quajti grek Mihal Thimjo dhe foto ilustruese

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar autorin e vrasjes së 57-vjeçarit, Gëzim Saraçi. Mësohet se në prangat e policisë ka rënë 33-vjeçari Mihal Thimjo nga fshati Derviçan. Ky i fundit është arrestuar gjatë natës në rrugën nacionale, teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij. Për arrestimin e tij, janë angazhuar 50 forca policie.

Policia njofton se vrasja ndodhi gjatë një sherri të çastit për motive të dobëta. Ndërkohë, vetë autori ka pranuar krimin e rëndë dhe ka deklaruar para oficerëve se sherri nisi pasi viktima e quajti grek. Po kështu, ai ka deklaruar se bashkë me viktimën kishin konsumuar alkool, pasi po ktheheshin nga një drekë në Poliçan të Zagorisë.

57-vjeçari Saraçi ka goditur i pari Thimjon, i cili është kundërpërgjigjur duke e goditur me levë atë. Por, gjatë përleshjes edhe autori është i plagosur në shpatull dhe në këmbë. Pas vrasjes Mihal Thimjo, shkoi në banesë dhe ndërroi rrobat me të cilat kreu krimin e rëndë.  Më pas, ai mori makinën dhe u nis për rrugë, por nuk mundi t’i shpëtonte forcave të Policisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

33-vjeçari punonte si  muzikant nëpër dasma, ndërsa më herët kishte punuar edhe me mjete të tonazhit të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme. Autori dhe viktima Gëzim Saraçi u konfikuan me njëri-tjetrin  teksa po udhëtonin me kamionçinën e këtij të fundit. Gjatë sherrit, ai e goditi 57-vjeçarin me sende të forta në kokë, duke e lënë të vdekur. Pas ngjarjes së rëndë autori zbriti nga kamionçina dhe mori në telefon familjen e tij, të cilët shkuan në vendngjarje dhe gjetën të pajetë Saraçin.

J.V/Dosja.al

  • 10:58

    “Donte të më vriste”/ Zbardhet dëshmia e plotë e Mihal Thimjos: 57-vjeçari u bë si bishë, e qëllova me shufër hekur për t’u vetëmbrojtur

    Mihal Thimjo

    Zbardhet dëshmia e 33-vjeçarit, Mihal Thimjo, që vrau në Gjirokastër 57-vjeçarin Gëzim Saraçi. Para oficerëve të Policisë, ai ka deklaruar se Saraçi e ka sharë dhe ofenduar, madje e ka goditur i pari. Ai tregoi më tej se 57-vjeçarin e goditi me një shufër hekuri për t’u vetëmbrojtur.

    “Gëzim Saraçi më preku në nder. Më goditi kur i thash se ne kaurët  jemi të zotët të bëjmë lekë me djersë. Askujt nuk i kemi vjedhur si juve. Ai u bë si bishë, donte të më përpinte të gjithin. Më tha ti ke vilë trekatëshe, unë nuk kam. I thashë mos më sha, nuk dëgjoi dhe më qëlloi. Unë u mbrojta, e kishte tepruar me pijen në restorant, por nuk ishte i dehur. As unë nuk isha i dehur. Unë u vetëmbrojta, s’kishte rrugë tjetër. E qëllova me shufër hekur për t’u vetëmbrojtur”, mësohet të ketë thënë 33-vjeçari para oficerëve të Policisë.

  • 9:49

    “Më quajti grek”/ 33-vjeçari në Gjirokastër pranon krimin para policisë: Ishim në gjendje të dehur kur më ofendoi

    Autori i vrasjes në GjirokastërMihal Thimjo, ka pranuar pranuar krimin e rëndë. Para oficerëve, 33-vjeçari ka deklaruar se sherri mes tij dhe viktimës, Gëzim Saraçit nisi, pasi ky i fundit e ka ofenduar. Sipas tij, viktima e kishte quajtur grek, shprehje të cilën ai e ka marrë si ofendim. Po kështu, autori dhe viktima kanë qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit pasi po ktheheshin nga një drekë ku kishin qenë së bashku.

    “Më quajti grek. Ishim në gjendje të dehur, kur më ofendoi”, mësohet të ketë thënë ai.

    Sakaq, mësohet se Mihal Thimjo punonte si muzikant nëpër dasma, ndërsa më herët kishte punuar edhe me mjete të tonazhit të rëndë.

  • 8:47

    Vrasja në Gjirokastër/ Si tentoi të fshinte gjurmët autori 33-vjeçar, shkoi në shtëpi dhe ndërroi rrobat, më pas u nis për rrugë

    Mihal Thimjo dhe foto ilustruese

    Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 57-vjeçarit, Gëzim Saraçi në Gjirokastër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori Mihal Thimjo, pas vrasjes shkoi në banesë dhe ndërroi  rrobat me të cilat kreu krimin e rëndë.  Më pas, ai mori makinën dhe u nis për rrugë.

    Në ato momente u ndalua nga policia, ku më pas është arrestuar me akuzën për veprën penale “Vrasja me dashje”.

  • Vrasja në Gjirokastër/ Policia: Kemi arrestuar autorin 33-vjeçar, ngjarja ndodhi për motive të dobëta

    Mihal Thimjo

    Policia e Gjirokastrës ka arrestuar aurtorin e vrasjes së 57-vjeçarit, Gëzim Saraçi. Uniformat blu bëjnë me dije se pas 6 orë kërkimesh është arrestuar 33-vjeçari Mihal Thimjo, i cili vrau 57-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta. Mbi 33-vjeçarin rëndon vepra penale “Vrasje me dashje”.

    Njoftimi i Policisë: 

     Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në datën 05.08.2020, në aksin rrugor Poliçan-Suhë, ku u gjet i pajetë 57-vjeçari G. S.

    Pas 6 orë kërkimesh dhe kontrollesh në të gjithë zonën u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar të vrasjes. Policia gjeti dhe sekuestroi në një banesë tjetër edhe rrobat që autori kishte veshur gjatë kryerjes së krimit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në aksin Poliçan-Suhë ishte gjetur i pajetë shtetasi G. S., strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

    Falë punës së mirorganizuar hetimore të kryer nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorit.

    Rreth 50 forca policore, pas 6 orë kërkimesh, krehje të zonës, kontrolleve në disa ambiente dhe banesa të dyshuara dhe falë përdorimit të metodave proaktive, bënë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së autorit, kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë.

    Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Th., 33 vjeç, banues në Dervician, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin G. S., 57 vjeç, banues në Humelicë, Gjirokastër, duke i shkaktuar vdekjen.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shto Koment