Aktualitet

“S’kam lidhje! E gjetëm të vdekur”, Gjykata lë 40 ditë në burg Marash Arrën, akuzohet se vrau kushëririn për parcelat me hashash

Ka qenë vetë prokuororja e çështjes Esmeralda Ndoci ajo e cila kërkoi këtë masë sigurie me afat për të pritur aktet e ekspertimit të rrobave dhe prova të tjera plotësuese.
Featured image of article: “S’kam lidhje! E gjetëm të vdekur”, Gjykata lë 40 ditë në burg Marash Arrën, akuzohet se vrau kushëririn për parcelat me hashash Pamje nga Gjykata

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë, për Marash Arrën, i cili është i akuzuari kryesor për vrasjen e kushëririt të tij Lazer Arra. Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër.

Ka qenë vetë prokuororja e çështjes Esmeralda Ndoci ajo e cila kërkoi këtë masë sigurie me afat për të pritur aktet e ekspertimit të rrobave dhe prova të tjera plotësuese.

Ndërkohë në sallën e gjyqit i dyshuari nuk ka pranuar akuzat ndaj tij duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen. “Nuk kam lidhje me vrasjen e Lazër Arrajt. rreth orës 10:00 dëgjuam dy krisma. Dolëm me babain për të parë dhe gjetëm Lazërin të vrarë”, ka thënë Marash Arraj. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjyqtare e kësaj çështje ka qenë Ermira Dedja. Edhe familjarët e të riut kanë marrë pjesë edhe në ceremoninë mortore të Lazer Arrajt. Dyshohet se pasi 55-vjeçari kishte shkuar në fshatin e tij në Dukagjin për të marrë zajretë e dimrit kishte pikasur edhe parcelat me kanabis, të cilat i kishte denoncuar në Polici. Për të marrë hak për denocimin, dyshohet se i riu ka qëlluar me dy plumba mbi kushëririn e tij duke e lënë të vdekur. 

55-vjeçari Lazër Arraj (Pjetrushi) u vra me armë zjarri 55-vjeçari në fshatin Shosh në Dukagjin të Shkodrës. Ai u qëllua dy herë me armë zjarri, ndërkohë që nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e 55-vjeçarit Lazër Arraj në fshatin Shosh të Dukagjinit, kushëririn e viktimës Marash Arraj.

(k.m/ a.b. dosja.al)

Shto Koment