
SHBA-Erica Stefanko është burgosur si bashkë-autore e vrasjes së Ashley Biggs, ish-të dashurës së burrit të saj. Ajo bashkë me burrin e telefonuan vajzën për të bërë një porosi të rrem për pica, por në bashkëpunim e vranë.
Vajza e ndjerë punonte si shpërndarëse në kompaninë Domino’s Pizza kur ish-partneri i saj Chad Cobb dhe gruaja e tij Erica Stefanko realizuan komplotin e vrasjes. Në vitin 2012, pas marrjes së porosisë telefonike nga Stefanko, viktima mbërriti në ndërtesën e vjetër ku ishte kërkuar ushqimi. Stefanko, tashmë 37 vjeç, kishte përdorur një emër të rremë për të bërë porosinë kurse Cobb priste në parking me një pistoletë elektrike dhe me litarin që përdori për të mbytur ish-të dashurën. Trupi i Biggs, u gjet më vonë në një fushë në Ëayne, Ohio, afër shtëpisë së prindërve të saj.
Policia ka bërë të mundur dhe arrestimin e Erica Stefanko, pasi është zbuluar një bisedë që ka zhvilluar me vjerrën e saj.
“Sa herë që dëgjoj një sirenë policie trembem se kanë ardhur për mua. Unë bëra pjesën time. Kam bërë saktësisht atë që më thanë të bëj,”-ka thënë ajo.
Sakaq, pas disa vitesh është bërë i mundur arrestimi i saj.
(k.a/dosja.al)