Aktualitet

Vrau hasmin dhe mori hakun e të vëllait, media britanike del kundër shqiptarit që ka hapur biznes në Londër: Zhdukeni nga këtu, është vrasës, e pamë me një “Jaguar” të zi…

FOTO
Përmes një artikulli të publikuar sot, “Daily Mail”, shkruan se pavarësisht se në janar të këtij viti, kohë kur Ministria e Brendshme e vendit premtoi se do ta shohë rastin e tij me kujdes, asnjë masë nuk është marrë ndaj Vatocit, dhe ai vijon të jetë i lirë.
Featured image of article: Vrau hasmin dhe mori hakun e të vëllait, media britanike del kundër shqiptarit që ka hapur biznes në Londër: Zhdukeni nga këtu, është vrasës, e pamë me një “Jaguar” të zi… Riza Vatoci

ANGLI– Media britanike “Daily mail”, ka ngritur sërish një shqetësim për histoinë e shqiptarit Riza Vatoci, i cili pavarësisht se ka kryer një vrasje, ka hapur biznes dhe jeton i lirë në Londër.

Përmes një artikulli të publikuar sot, “Daily Mail”, shkruan se pavarësisht se në janar të këtij viti, kohë kur Ministria e Brendshme e vendit premtoi se do ta shohë rastin e tij me kujdes, asnjë masë nuk është marrë ndaj Vatocit, dhe ai vijon të jetë i lirë.

“Riza Vatoci drejton një lavazh makinash në qytetin bregdetar të Bognor Regis, Ëest Sussex, me gjithë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka premtuar që në janar se do të ndërmarrë ‘hapa të menjëhershëm’ për të revokuar pasaportën e tij britanike. Zyra e Brendshme premtoi të vepronte pasi burri u pa teksa shkonte në lavazhin e tij me një “Jaguar” të zi. Por javën e kaluar gazetarët britanikë kanë parë se ai punon ende aty. Gazetari i Dailymail, iu afrua 49-vjeçarit, i cili nuk pranoi të komentojë,”– shkruan ndër të tjera media britanike.

Më tej, artikulli vijon me përshkrimin e historisë së Vatocit, se si shqiptari mbërriti në tokën angleze.

Riza Vatoci u largua nga Shqipëria pasi u arrestua në 1996 për tentativë vrasjeje. Ai qëlloi hasmin e tij 6 herë me armë zjarri dhe e vrau atë, për t’u hakmarrë për vdekjen e vëllait të tij. Ai mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1999 duke pretenduar se ishte refugjat kosovar dhe iu dha azil, duke marrë shtetësinë britanike në vitin 2006.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ky shkak, Vatoci besohet të ketë përfituar shuma të mëdha parash. Por pasi Interpoli lëshoi një urdhër-arrest, Vatoci u arrestua. Ai nisi dhe një gjyq dhe shprehej se të drejtat e tij do i shkeleshin nëse do të kthehej në Shqipëri, por ai humbi dhe u deportua në 2012.

Më pas, në rrethana të paqarta, Vatoci u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka ngritur një lavazh “Sussex Valeting”, në bashkëpronësi me gruan e tij, Gjyle Vata.

Në muajin Janar të këtij viti, media britanike shkroi një tjetër artikull, ku kërkonte llogari nga Ministria e Brendshme, pasi e shikonte Vatocit si një kërcënim për komunitetitn. Përmes një zëdhënësi, Ministria e bëri të qartë se do të ndërmerreshin masa, pasi një person i tillë, nuk mund ta mbajë nënshtetësinë britanike, por sipas Dailymail, ende nuk është bërë asgjë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment