
KOSOVË– Gjykata Themelore e Gjilanit ka marrë masën “arrest me burgim të përjetshëm” për Nuhi Mavrovqani nga Kamenica për vrasjen e gruas së tij me shufër metalike.
Mediat në Kosovë, shkruajnë se ai kishte pranuar fajësinë pjesërisht për vrasjen e gruas së tij, të ndodhur më 25 korrik në Kamenicë.
Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan i akuzuari, ngjarja e rëndë ndodhi më 25.07.2020 rreth orës 12:00 minuta, në shtëpinë e tyre në fshatin Berivojcë, ku për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare ka vrarë bashkëshorten e tij tani të ndjerën S. M. Mësohet se ai e ka goditur disa herë me shufër metalike në kokë duke i shkaktuar plagë dhe thyerje të kafkës, të cilat plagë kanë qenë vdekjeprurëse.
Duke marrë parasysh provat, ai është dënuar me burg përjetë, ndërsa fëmijët e çiftit janë marrë nën përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale në Kamenicë.
(kle.mu./dosja.al)