Aktualitet

Vrau gruan më 2013-ën, arrestohet në Belgjikë i shumëkërkuari nga Fushë Kruja, autori i 5 plagosjeve (Emri+Foto)

Menga u arratis drejt Belgjikës pas kryerjes së krimit, dhe u dënua me 25 vite burg në mungesë.
Featured image of article: Vrau gruan më 2013-ën, arrestohet në Belgjikë i shumëkërkuari nga Fushë Kruja, autori i 5 plagosjeve (Emri+Foto) Gjon Menga

BELGJIKË- Është arrestuar në Belgjikë Gjon Menga, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi vrau gruan e tij në Fushëkrujë, në vitin 2013.

Menga u arratis drejt Belgjikës pas kryerjes së krimit, dhe u dënua me 25 vite burg në mungesë  për vrasjen e Aris Trokthit.

Ai gjithashtu akuzohet edhe për pesë plagosje që ka kryer ndër vite.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Menga bën pjesë tek ‘lista e zezë’ e personave më të kërkuar për qarkun e Lezhës.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment