Aktualitet

Vrau babë e bir në gjumë/ Izolohet Ervis Bardhi, Artan Hoxha: Ka informacione për atentat në burg, ndodhet në vend sekret

Artan Hoxha ka treguar se Ervis Bardhi autorit i vrasjeve të Gentian dhe Nezir Beqirit ndodhet i izoluar në burg pasi ka pasur informacione se ndaj tij do të kishte një atentat.
Featured image of article: Vrau babë e bir në gjumë/ Izolohet Ervis Bardhi, Artan Hoxha: Ka informacione për atentat në burg, ndodhet në vend sekret Gentian dhe Nezir Beqiri

Tiranë- Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka zbuluar se Ervis Bardhi, i dyshuari kryesor për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit të cilët e ekzekutuan në banesën e tyre më 15 gusht 2012, është transferuar nga burgu 302 në një dhomë sigurie, nën statusin e dëshmitarit të mbrojtur, pasi dëshmia e tij mund të zbardhë shumë ngjarje të tjera kriminale.

Artan Hoxha zbuloi edhe detaje nga momenti i arrestimit të Bardhit pasi kishte kryer vrasjen për të cilën ishte paguar me para por edhe me 200 kg kanabis. Ai tha se policia e ndaloi për këtë ngarkesë në një makinë ku ai ndodhej në një makinë bashkë me Gentian Malindin, i cili është në kërkim nga policia lidhur me kontenierët me drogë që vinin nga Ekuadori në Portin e Durrësit.

Hoxha tha se për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit ngjarje është i dyshuar edhe Florenc Çapja por nga provat hetimore ka rezultuar se ai nuk ka qenë në Shqipëri në momentin kur ndodhi ngjarja.

“Ervis Bardhi është një person i arrestuar për atentatin e 15 gushtit ku u vranë Gentian Beqiri dhe babai i tij. Gentian Beqiri është vrarë në gjumë dhe për këtë ngjarje janë arrestuar Florenc Çapja dhe një person tjetër. Ai ishte larguar drejt Maqedonisë dhe është kthyer pak pasi ka ndodhur ngjarja. Kjo bëri që ai të lirohet. Në vendngjarje është gjetur një celular që i përket Ervis Bardhit. Ai është identifikuar ai autori i Gentian Beqirit. Katër persona, dy prej të cilëve në rolin e vëzhguesit kanë kryer vrasjen. Ata kanë pritur të dalë motra me të fejuarën. Derën ia ka hapur babai Nezir Beqiri.

Ndërsa Gentian Beqiri është vrarë në gjumë. Në kohën kur ka ndodhur ngjarja Florenc Çapja nuk ka qenë në Shqipëri. Dëshmitari ka treguar se kush është organizatori i ngjarjes. Ervis Bardhi është kapur dhe në momentin e kapjes, në furgon ka qenë edhe Gentian Malindi. Ka pasur informacion se ndaj Bardhit mund të bëhej atentat në burg. E kanë marrë dhe e kanë vendosur në një vend sekret. Ai ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur, mbrëmjen e djeshme ai është dërguar nga burgu 302 në një dhomë sigurie”, u shpreh Artan Hoxha.

Marrë nga Shqiptarja.com

J.V/Dosja.al

Shto Koment