Aktualitet

Vrau 41-vjeçarin se i kërkoi seks mikeshës së tij,  Bledar Toçi me lidhje të forta politike, nip i ish-deputetit socialist

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori i ngjarjes, Bledar Toçi, përveçse mban postin e Shefit të Sigurisë së Burgut në Durrës, është edhe nipi i ish-deputetit socialist, Fatmir Toçi.
Featured image of article: Vrau 41-vjeçarin se i kërkoi seks mikeshës së tij,  Bledar Toçi me lidhje të forta politike, nip i ish-deputetit socialist Fatmir Toci, ish-deputet dhe autori, Bledar Toci

KAVAJE- Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen që ka ndodhur mesnatën e kësaj të enjteje në Kavajë, ku mbeti i vdekur 41-vjeçari, Dritan Haxholli.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori i ngjarjes, Bledar Toçi, përveçse mban postin e Shefit të Sigurisë së Burgut në Durrës, është edhe nipi i ish-deputetit socialist, Fatmir Toçi.

Ish-deputeti Toçi u hoq nga listat e PS në vitin 2017 nga kryeministri Edi Rama. Toçi ka qenë deputet i qarkut Vlorë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi.

Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment