Politike

”Vrasjet e mëdha kanë zënë pluhur”, Maliqi pas përgjimeve të BILD: Maja e ajsbergut elektoral doli hapur sesi blihen votat

Në seancën e sotme plenare, deputeti Maliqi deklaroi se “peshqit e mëdhenj” ndodhen në Kuvend, ndërsa burgjet, sipas tij, janë mbushur me njerëz të varfër.
Featured image of article: ”Vrasjet e mëdha kanë zënë pluhur”, Maliqi pas përgjimeve të BILD: Maja e ajsbergut elektoral doli hapur sesi blihen votat Lefter Maliqi

TIRANË- Deputeti Lefter Maliqi në seancën plenare të sotme ka folur lidhur me dosjen 184 dhe 339, të cilat i ka cilësuar një turp.

Gjatë fjalë së tij, deputeti Maliqi deklaroi se “peshqit e mëdhenj” ndodhen në Kuvend, ndërsa burgjet, sipas tij, janë mbushur me njerëz të varfër.

Maliqi sulmoi dhe kryeministrin Edi Rama, teksa u shpreh se pas përgjimeve të “Bild”, po sillet si një vrasës e kriminel.

Nuk di nga ta fillosh, nga përgjimet, drejtuesit e policisë që janë të politizuar, nga prokurorët, nga pazaret e deputetëve dhe bandave. Bëni një listë të drejtorëve të përgjithshëm, që janë të gjithë të Rilindjes dhe janë të kapur. Ka më turp e skandal që maja e ajsbergut të këtij krimi elektoral doli hapur, sesi blihen votat. Vetëm ish-ambasadori amerikan ngriti zërin dhe disa banda janë sot brenda.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Peshqit e mëdhenj janë këtu në Kuvend. Po të bëni një vizitë në burgje, burra dhe gra të futur në burg për energji elektrike, janë mbushur burgjet me njerëz për vjedhje e pak drogë, ndërkohë që bandat e vrasësit me pagesë janë jashtë. Vrasjet e mëdha, si e Santos që ka zënë pluhur, e shumë vrasje të tjera janë në drejtim të paditur“, tha Maliqi.

Gazeta gjermane “Bild” publikoi dje 10 përgjime të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

(a.m/dosja.al)

Një Koment në “”Vrasjet e mëdha kanë zënë pluhur”, Maliqi pas përgjimeve të BILD: Maja e ajsbergut elektoral doli hapur sesi blihen votat

  1. Kete mavrine e operuan nga truri.Kur doli nga spitali kirurget pane qe i kishin harruar pa vendosur hemisferen lindore te materies dhe e lajmeruan te rikthehej ne spital per tja vendosur.Maliqi ju pergjegj ze plote Nuk me duhet me se u bera polic.I tille ka ngelur,Idiot i noterizuar

Shto Koment