Aktualitet

Vrasjet e bujshme që tronditën vendin! Pse dyshohet si organizator Shullazi, gazetarja Lala tregon ‘kleçkën’ që i përgjonte në burg

Klodiana Lala ka treguar se është lëshuar një urdhër nga drejtori i burgjeve që secili prej të paraburgosurve dhe të burgosurve të regjistronin numrin e tyre parapraksisht për t'u mbajtur nën kontroll.
Featured image of article: Vrasjet e bujshme që tronditën vendin! Pse dyshohet si organizator Shullazi, gazetarja Lala tregon ‘kleçkën’ që i përgjonte në burg KLodiana Lala dhe Emiliano Shullazi

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me procesin e hetimit të SPAK lidhur me dy dosjet e bujshme, Vajdin Lame dhe Klodian Saliut. E ftuar në emisionin “Opinion” ajo ka treguar se shumë nga të dhënat e siguruara nga Prokuroria e Posaçme janë prej tabulateve telefonike. 

Në fjalën e saj, Lala ka treguar se është lëshuar një urdhër nga drejtori i burgjeve që secili prej të paraburgosurve dhe të burgosurve të regjistronin numrin e tyre parapraksisht për t’u mbajtur nën kontroll.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Emiliano Shullazi: nuk është e re historia që është dyshuar për këtë ngjarje por nuk janë gjetur prova. SPAK thotë që Shullazi është një prej organizatorëve të kësaj ngjarjeje. Janë bërë disa përgjime. Ka patur një urdhër i drejtorit të Përgjithshëm të burgjeve që secili person i dënuar ose i paraburgosur duhet të regjistronte numrin paraprakisht. Çdo telefonatë e bërë nga të gjithë janë të regjistruara dhe janë dërguar në funksion të këtij procesimi penal,”-tha Lala.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment