Aktualitet

EMRAT/ Vrasje dhe trafik droge, OFL-zbret në Kavajë dhe Tiranë, u dërgon pusullën katër subjekteve

Dosja.al mëson se bëhet fjalë për katër të dënuarit për vrasje apo trafik tëldëve narkotike.
Featured image of article: EMRAT/ Vrasje dhe trafik droge, OFL-zbret në Kavajë dhe Tiranë, u dërgon pusullën katër subjekteve Foto ilustruese

TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar ditën e sotme pusullën katër subjekteve të radhës. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për katër të dënuarit për vrasje apo trafik tëldëve narkotike.

Ata janë: Arian Begaj, Ermal Lusha, Poliksen Muçollari, Eduart Sallaku.

Konkretisht:

Arian Begaj, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Ermal Lusha, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Poliksen Muçollari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje, në lidhje me një krim tjetër”;

Eduart Sallaku, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i OFL, 13 korrik: Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. B., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

E. L., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

P. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje, në lidhje me një krim tjetër”;

E. S., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal; Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment