Aktualitet

Vrasja në Rodos, dëshmia e shokut të 19-vjeçarit shqiptar: Ka vrarë të afërmin e tij

Dëshmi të reja kanë dalë në dritë lidhur me shqiptarin e akuzuar për vrasjen e studentes 21-vjeçare. Shoku i tij deklaroi se kishte dëgjuar një vajzë që ta akzuonte se kishte vrarë një pjesëtar të familjes në Shqipëri.
Featured image of article: Vrasja në Rodos, dëshmia e shokut të 19-vjeçarit shqiptar: Ka vrarë të afërmin e tij Shqiptari i akuzuar për vrasjen në Rodos, Aleksandër Luca

Detaje të reja janë zbuluar për shqiptarin që akuzohet për vdekjen e studentes 21-vjeçare, Eleni Tofaloudi.

Një mik i shqiptarit Aleksandër Luca tha se një ditë gjatë një zënke me një vajzë kishte dëgjuar se në Shqipëri ai kishte një vrarë një pjesëtar familjeje.

Ndërsa një mësues i tij, u shpreh se 19-vjeçari kishte një sjellje shumë të keqe për të cilën kishte vënë në dijeni nënën e tij por diçka të tillë ajo e kishte mohuar kategorikisht.

“Më dha përshtypjen e një fëmije që ishte në botën e tij, dhe që nuk i kuptonte apo dëgjonte vërejtjet e mia të vazhdueshme. Unë e paralajmërova nënën e tij por ajo mohoi që fëmija i saj të kishte një sjellje negative”, tha ai .

Shqiptari akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e studentes greke në bashkëpunim me një mikun e tij 21-vjeçar. Eleni ishte e dashura e Aleksandër Lucës, por ky i fundit, sipas mediave greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij. Kur hasën në rezistencën e studentes, miku i shqiptarit e qëlloi atë me shufër hekuri në kokë dhe më pas e hodhën atë në det. Ngjarja ndodhi mbrëmjen 27 nëntorit të këtij viti. Nga goditjet, studentes greke i ishte këputur edhe veshi i majtë. Policia greke sqaroi se sipas ekspertizës vajza kishte qenë e gjallë kur u hodh në det.

Por rrëfimet për jetën e shqiptarit nuk mbarojnë këtu. Ai është akuzuar se ka përdhunuar tre vajza të tjera, njëra prej të cilave me aftësi të kufizuara. Pas akuzave të njëpasnjëshme, shqiptari u dhunua në burg nga të burgosurit e tjerë deri sa humbi ndjenjat.

Shto Koment