
Tiranë- Pas ngjarjes së rëndë në Kavajë ku ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi i policisë Bledar Toçi, është zbardhur dëshmia në polici e gruas Marsida Qatjas.
“Efektivin Bledar Toçi e kam të afërm”, është shprehur ajo.
Si ndodhi sherri:
Burimet bëjnë me dije viktima bashkë me Mardisa Qatjan ishin duke ngrënë darkë poshtë pallatit. Në një moment ai i kërkon që të kalojnë natën bashkë po kjo e refuzon, duke i thënë se nuk e do më. Ky insistonte dhe ajo thirri të dashurin e ri, policin.
Më pas Dritan Haxholli ka hyrë në banesën e gruas, rreth orës 00:40 të mëngjesit të sotëm, ku aty ishte edhe efektivi i policisë, i cili ishte lajmëruar nga gruaja. Pas konfliktit për Marsida Qatjan, Dritan Haxholli, viktima, ka qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov ndaj efektivit të policisë duke e plagosur atë. Menjëherë është përgjigjur efektivi i policisë me breshëri plumbash nga arma e shërbimit, ku mbeti i vrarë Haxholli. Ndërsa Bledar Toçi ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Ky i fundit është arrestuar nga policia, pasi në banesë i janë gjetur 7 doza kokainë. Theksojmë se gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të 3 fëmijëve të mitur të Marsida Qatjas.
J.V/Dosja.al