Aktualitet

Vrasja në Kavajë, prokuroria nis hetimet për Marsida Qatjan, sebepi i sherrit akuzohet për mashtrim

Prokuroria ka dyshime se nëna e 3 fëmijëve ka përfituar dhjetra miliona lekë nga biletat, duke mashtruar kështu shumë qyetarë.
Featured image of article: Vrasja në Kavajë, prokuroria nis hetimet për Marsida Qatjan, sebepi i sherrit akuzohet për mashtrim Marsida Qatja

KAVAJE- Prokuroria e Kavajës ka nisur hetimet për 30-vjeçaren Marsida Qatja, e cila ishte shkaku i sherrit që solli vrasjen e Dritan Haxhollit dhe plagosjen e policit të burgjeve, Bledar Toci.  Prokuroria e akuzon Qatjan për mashtrim, pasi akuzohet se motra e saj ka agjenci turistike dhe Marsida akuzohet se shiste bileta fiktive. Prokuroria ka dyshime se nëna e 3 fëmijëve ka përfituar dhjetra miliona lekë nga biletat, duke mashtruar kështu shumë qytetarë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi.

Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment