Aktualitet

Vrasja në Kavajë, Policia jep detaje: 60-vjeçari ishte i dehur, çiften e kishte me leje

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 18:20, në lagjen nr.2 në Kavajë, kur për motive të dobëta, nën efektin e pijes alkoolike 60-vjeçari Lecini qëlloi për vdekje të riun.
Featured image of article: Vrasja në Kavajë, Policia jep detaje: 60-vjeçari ishte i dehur, çiften e kishte me leje Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në Kavajë, ku si pasojë një 29-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 18:20, në lagjen nr.2 në Kavajë, kur për motive të dobëta, nën efektin e pijes alkoolike 60-vjeçari Lecini qëlloi për vdekje të riun.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kavajë/Informacion Paraprak

Rreth orës 18:20 në lagjen nr 2 Kavajë për motive të dobëta, gjatë një konflikti të çastit nën efektin e pijes alkoolike shtetasi XH. L.,60 vjeç ka vrarë me armë gjahu të cilën e posedonte me leje shtetasin M. I.,29 vjeç.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shtetasi XH. L ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Pasditen e sotme 60-vjeçari Xhevdet Lecini ka vrarë me armë gjahu klientin e tij pas një sherri që kanë pasur të dy në lokal. Pas konfliktit, 60-vjeçari është ngjitur në katin e tretë dhe ka marrë armën nga banesa. Sapo ka hyrë në lokal ka qëlluar pas koke 29-vjeçarin Marjus Ismailin. Ngjarja ka ndodhur në të njëjtin pallat ku edhe banon Marsida Qatja.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment