Aktualitet

Vrasja në Fushë Prezë/ Taksisti 71-vjeçar u qëllua 7-8 herë, por… në vendngjarje nuk u gjend asnjë gëzhojë

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ndaj të moshuarit është qëlluar 7-8 herë por në vendngjarje nuk ka pasur asnjë gëzhojë. 
Featured image of article: Vrasja në Fushë Prezë/ Taksisti 71-vjeçar u qëllua 7-8 herë, por… në vendngjarje nuk u gjend asnjë gëzhojë Pamje nga vendngjarja

TIRANË– Të dhëna të reja janë zbuluar nga vrasja e ndodhur pasditen e sotme në Fushë Prezë, ku një taksist 71-vjeçar u qëllua për vdekje nga një makinë në lëvizje. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ndaj të moshuarit është qëlluar 7-8 herë por në vendngjarje nuk ka pasur asnjë gëzhojë. 

Nuk përjashtohet mundësia që agresorët pasi kanë qëlluar mbi të moshuarin të kenë dalë nga makina dhe të kenë mbledhur gëzhojat. Deri më tani, Policia ka përjashtuar pistën se ndaj të moshuarit ishte tentuar një grabitje, pasi nga mjeti i tij nuk është konstatuar asgjë mangët. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi kryesor: Atentat 71-vjeçarit në Prezë! U gjet pa jetë mbi një fuçi, i moshuari qëllua për vdekje nga një makinë në lëvizje, Policia ‘blindon’ zonën, disa të shoqëruar

(k.m/dosja.al)

Shto Koment