Aktualitet

Vrasja në Elbasan! Policia jep njoftimin zyrtar: 41-vjeçari u qëllua në makinë, gruaja jashtë rrezikut për jetën

Ai u qëllua me armë zjarri ndërkohë që bashkëshortja e tij mori plagë në dorë mirëpo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 
Featured image of article: Vrasja në Elbasan! Policia jep njoftimin zyrtar: 41-vjeçari u qëllua në makinë, gruaja jashtë rrezikut për jetën Pamje nga atentati ne Elbasan

ELBASAN– Policia ka dhënë njoftimin zyrtar për ekzekutimin që ndodhi mbrëmjen e sotme në Elbasan. Bëhet e ditur se atentati ndaj Everest Cakës ndodhi në orën 20:10 në lagjen ‘Skëndërbe’. Ai u qëllua me armë zjarri ndërkohë që bashkëshortja e tij mori plagë në dorë mirëpo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë janë ngritur pika konrolli në hyrje daljet në qytetin dhe po vijon kontrolli i zonës.

NJOFTIMI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme. Rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet shtetasi E.Ç., rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Janë ngritur pika konrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.


LAJMI I FUNDIT/ Vendi nuk gjen qetësi! Atentat në Elbasan, ekzekutohet brenda makinës Everest Çaka, plagoset edhe gruaja e tij

(a.b)/dosja.al

Shto Koment