Aktualitet

Vrasja në Bathore, FLET vëllai i viktimës: Vjehrra e kishte kërcënuar se do ta qëllonte me pushkë, motrën s’ma kthejnë dot por…

Në një deklaratë për mediat ai është shprehur se e motra i kishte treguar se vjehrra e kishte kërcënuar se do e vriste me pushkë e kishte 2-3 muaj që nuk flinte tek banesa e saj. Sipas tij, e motra ishte kthyer për të marrë sendet e saj, por humbi jetën nga kunati. 
Featured image of article: Vrasja në Bathore, FLET vëllai i viktimës: Vjehrra e kishte kërcënuar se do ta qëllonte me pushkë, motrën s’ma kthejnë dot por… Vëllai i Jetmira Hasanit

TIRANË– Vëllai i viktimës Jetmira Hasani të vrarë mbrëmë në Bathore nga kunati i saj ka treguar se motra e tij ka pasur konflikte me familjen e bashkëshortit të saj.

Në një deklaratë për mediat ai është shprehur se e motra i kishte treguar se vjehrra e kishte kërcënuar se do e vriste me pushkë e kishte 2-3 muaj që nuk flinte tek banesa e saj. Sipas tij, e motra ishte kthyer për të marrë sendet e saj, por humbi jetën nga kunati. 

“Motra ka jetuar aty se aty ka lindur fëmijën. Ka shkuar për të marrë materialet e veta, që të mos shkonte më kurrë aty. Ka qenë hasëm me kunatin. U tërhoq për të mos jetuar më aty. Sikur na thotë nusja e vëllait që ka qenë prezent në ngjarje, policia i ka kërkuar Agron Tanushit që do vish në komisariat. Shoqërimi nuk u krye dhe u ka ikur me armë me vrap. Motra e ka pasur urdhrin e mbrojtjes prej disa muajsh. Ka pas edhe më përpara konflikte. Konfliktet e para i ka pasur me pleqtë e më pas me bashkëshortin. Pastaj me kunatin që ka kryer vrasjen. Nëna e ish-kunatit, vjehrra e motrës ka nxitur për vrasjen e motrës time. Ka pas thënë vetë motra ime që Bukuria, vjehrra do të të vras vetë me pushkë. Kishte mbi 2-3 muaj që nuk flinte atje. Po të ishte policia në krye të detyrës, motra ime do ishte gjallë sot. Mua nuk ma kthejnë motrën, por drejtësia të bëje punën e vet,”- tha vëllai i viktimës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në banesën e Jetmira Hasanit në rrugën “Apollonia” në Bathore. Jetmira Hasani, prej vitesh jetonte në Greqi, por edhe pse ishte divorcuar me vëllanë e Tanushit, sa herë vinte në Shqipëri, jetonte në shtëpinë e familjes Tanushi. Për këtë arsye, mes autorit dhe viktimës, ka pasur shumë herë sherre për shkaqe pronësie.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment