Aktualitet

Vrasja e Vajdin Lames/ Gazetarja Klodiana Lala tregon pikën ‘kyçe’: Një vajzë u përdor si karrem

VIDEO
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se pak para vrasjes së tij në pallatin, i cili ndodhet në një prej zonave më të shtrenjta në Tiranë, ishte marrë një hyrje me qera dhe i ishte dhënë një vajzë. 
Featured image of article: Vrasja e Vajdin Lames/ Gazetarja Klodiana Lala tregon pikën ‘kyçe’: Një vajzë u përdor si karrem Klodiana Lala

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka treguar më shumë detaje lidhur me vrasjen e Vajdin Lamajt në vitin 2005, brenda ashensorit të pallatit të tij. Në emisionin “Opinion”, ajo ka treguar se pak para vrasjes së tij në pallatin, i cili ndodhet në një prej zonave më të shtrenjta në Tiranë, ishte marrë një hyrje me qera dhe i ishte dhënë një vajzë.

Sipas saj, hyrja u morr me qera nga një grua, e cila ishte përdorur si karrem për të vëzhguar lëvizjet e objektivit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ishte marrë një hyrje me qira, ishte vendosur një femër dhe u përdor si karrem për të vëzhguar lëvizjet e objektivit. Të gjitha konfirmohen nga i penduari. Në lidhje me Shullazin…nuk është e re kjo, por asnjëherë nuk janë gjetur prova. Për arsyet jam e paqartë. Vajza që ruante aty është pyetur. Shullazi qëndronte tek 313-a. ka pasur një urdhër që secili i borgusor duhet të regjistronte numrin paraprakisht. Dhe të gjitha bisedat janë regjistruar dhe janë marrë e janë sekuestruar. Nëse këto biseda zbardhen sicc duhet, është një punë e mirë,”- tha Klodiana Lala.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment