Editorial

Vrasja e të riut në Bulqizë/ Policia jep njoftimin zyrtar: Dyshohet se e qëlloi shoku pa dashje, kishin dalë për gjah

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se dyshohet se 23-vjeçari u qëllua aksidentalisht nga shoku i tij, me të cilin kishte dalë për gjah.
Featured image of article: Vrasja e të riut në Bulqizë/ Policia jep njoftimin zyrtar: Dyshohet se e qëlloi shoku pa dashje, kishin dalë për gjah Foto ilustruese

BULQIZË– Policia e Dibrës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 23-vjeçarit Elidon Basha orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se dyshohet se 23-vjeçari u qëllua aksidentalisht nga shoku i tij, me të cilin kishte dalë për gjah. Në mbrëmje të dy kanë dalë për të gjuajtur me armë gjahu, por 27-vjeçari me iniciale K. K. ka plagosur shokun e tij. Megjithatë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dyshohet se e plagosi me armë gjahu aksidentalisht shokun e tij, i cili humbi jetën, shoqërohet në Polici 27-vjeçari. Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte. Dyshohet se nga pakujdesia shtetasi K. K. ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës. Menjëherë pas njoftimit të marrë u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Falë veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, shtetasin K. K., 27 vjeç, për veprime të mëtejshme hetimore. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë vendore të Policisë Dibër vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment