Bota

Për vetëm tre minuta! Si u vra shkencëtari Iranian në Teheran teksa shëtistem e gruan në makinë, zbriti nga ‘blindi’ për të shpëtuar kokën por u përball me mitralozin

Mediat e huaja kanë zbuluar disa detaje më shumë rreth mënyrës se si u organizua sulmi dhe se si u vu në zbatim.
Featured image of article: Për vetëm tre minuta! Si u vra shkencëtari Iranian në Teheran teksa shëtistem e gruan në makinë, zbriti nga ‘blindi’ për të shpëtuar kokën por u përball me mitralozin Ceremonia e shkencëtarit

IRAN-Vrasja e shkencëtarit iranian bëri bujë në të gjithë botën. Ende nuk janë gjetur autorët e sulmit të mirë menduar që i mori jetën shkencëtarit të lartë bërthamor në Absard. Mediat e huaja kanë zbuluar disa detaje më shumë rreth mënyrës se si u organizua sulmi dhe se si u vu në zbatim.

Mohsen Fakhrizadeh u vra të premten me një mitraloz me telekomandë të montuar në pjesën e pasme të një kamioçine. Në fillim u qëllua automjeti i tij antiplumb me të cilin ai dhe gruaja e tij kishin dalë xhiro në Teheran. Pas qëllimit të automjetit, shkencëtari doli nga makina dhe vrapoi për të shpëtuar por një kamioçinë i preu rrugën dhe mitraloli me telekomandë gjuajti dy herë drejt shkencëtarit duke e lënë atë të vdekur në vend. Sipas mediave të huaja e gjithë ngjarja ka ndodhur për 3 minuta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mohsen Fakhrizadeh Mahabadi, shkencëtari Iranian që njihej si ‘babai i bombës iraniane’ ka mbetur i vdekur si pasojë e një atentati. Lajmin e kanë bërë me dije mediat iraniane dhe më pas Ministria e Mbrojtjes së Iranit, në një deklaratë për mediat, konfirmoi vdekjen e Mohsen Fakhrizadeh. Irani zyrtar i ka drejtuar gishtin Izraelit për vrasjen e shkencëtarit.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment