Politike

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Meta: Nëse nga organet e drejtësisë, atëherë Edi Rama është i përfshirë në të

I ftuar në ‘Çim Peka Live’, Meta tha se Policia e Shtetit duhet të sqarojë nëse personat e përfshirë në të, a janë të njëjtët që shoqëronin Kryeministrin më 14 mars.
Featured image of article: Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Meta: Nëse nga organet e drejtësisë, atëherë Edi Rama është i përfshirë në të Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nëse ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë, nuk zbardhet nga organet e drejtësisë, atëherë tregon se është përfshirë kryeministri Edi Rama.

I ftuar në ‘Çim Peka Live’, Meta tha se Policia e Shtetit duhet të sqarojë nëse personat e përfshirë në të, a janë të njëjtët që shoqëronin Kryeministrin më 14 mars.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nëse ngjarja tragjike e ndodhur në Elbasan, nuk zbardhet nga organet e drejtësisë, atëherë Edi Rama është i përfshirë në të. Për ngjarjen e Elbasanit, Policia e Shtetit të sqarojë nëse personat e përfshirë në të, a janë të njëjtët që shoqëronin Kryeministrin më 14 mars, “Ditën e Verës”, dhe që ushtruan dhunë ndaj mbështetësve të opozitës,”- tha Meta.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment