Aktualitet

Vrasja e motrave në Astir, avokati tregon DETAJE: Djali pa gjithçka, nuk është mirë psikologjikisht! Familjarët s’duan të hakmerren, ia kanë lënë drejtësisë

Kujtim Cakrani tregoi se njëri prej fëmijëve të Zhanetës është në gjendje të rëndë psikologjike, pasi ka parë gjithë skenën e vrasjes të së ëmës dhe tezes, ndërsa tjetri është në fshatin SOS.
Featured image of article: Vrasja e motrave në Astir, avokati tregon DETAJE: Djali pa gjithçka, nuk është mirë psikologjikisht! Familjarët s’duan të hakmerren, ia kanë lënë drejtësisë Kujtim Cakrani

TIRANË– Kujtim Cakrani, avokati i familjes së motrave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi të vrara mëngjesin e 31 dhjetorit në zonën e Astirit në Tiranë ka treguar detaje lidhur me pasojat e ekzekutimit të tyre. Në një intervistë për Report Tv, ai tregoi se njëri prej fëmijëve të Zhanetës është në gjendje të rëndë psikologjike, pasi ka parë gjithë skenën e vrasjes të së ëmës dhe tezes, ndërsa tjetri është në fshatin SOS. Sipas avokatit,  tezja e tij që është në Greqi ka filluar procedurat për t’i marrë në kujdestari të miturit. 

“Një fëmijë i Zhanetës është 14 vjeç është në gjendje të rëndë sepse ka parë një skenë që s’ka për të harruar gjithë jetën. Tezja e tij që jeton në Greqi ka filluar procedurat që të marrë kujdestarinë e fëmijës dhe ta bëjë pjesë të familjes së saj. Me fëmijët e tjerë ndodhen në fshatin SOS unë nuk kam patur kontakte me to. Njëri ndodhet në fshatin SOS,”– tha ai.

Më tej, në rrëfimin e tij Cakrani ka deklaruar se familjarët e dy motrave nuk kërkojnë të hakmerren ndaj Përparim Ademit, ashtu siç pretendon djali i këtij të fundit, por duan që të vendoset drejtësi. Ndërsa lidhur me pasurinë e Ademit, avokati kërkoi që ajo t’u kalojë fëmijëve.

“Në dijeninë time si avokat motrat dhe familja e viktimave nuk ka asnjë mundësi dhe nuk ekziston mundësia që duan të hakmerren. Kjo çështje ata thonë që të zgjidhet me anë të drejtësisë. Të tjerat janë alibi. Sa i përket pasurisë, nëse ajo është vënë në mënyrë kriminale nga Ademi natyrisht që prokuroria do ta sekuestrojë. Mund të shiten dhe t’u kalojnë familjarëve të viktimave,”-shtoi avokati. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy motrat u vranë mesditën e 31 dhjetorit nga Përparim Ademi me automatik brenda shtëpisë së tyre në periferi të Tiranës. Pas ekzekutimit të dy motrave, Ademi u kap nga policia, ndërsa tha para bluve se ishte duke shkuar të dorëzohej.

Në daljet e tyre në media, të afërmit e motrave të vrara deklaruan se Ademi i shfrytëzonte ato për prostitucion, ndërsa gjatë viteve të fundit kishin lindur 10 fëmijë, të cilët ishin shitur në Greqi. Pas këtyre deklaratave, autoritetet greke nisën hetimet.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment