Aktualitet

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku, arrestohet në Greqi bashkëpunëtori Kristaq Leci

Ngjarja është bërë e ditur nga njoftimi i publikuar në faqen zyrtare të policisë greke. 30-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.
Featured image of article: Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku, arrestohet në Greqi bashkëpunëtori Kristaq Leci Artan Cuku, Kristaq Leci dhe Bledar Jambelli

TIRANË– Është arrestuar në Greqi Kristaq Leci, bashkëpunëtori i ekzekutorit Mikel Shallari në vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku më 8 Prill të vitit 2017.

Ngjarja është bërë e ditur nga njoftimi i publikuar në faqen zyrtare të policisë greke. 30-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Njoftimi i policisë greke

Atentati ndaj Artan Cukut u krye në datën 7 prill të vitit 2017 në hyrjen e pallatit ku banonte viktima, tek rruga e ‘Kosovarëve’ tek Liqeni Artificila në Tiranë.

Për vrasjen e kryekomisarit ra në pranga Mikel Shallari, i cili rrëfeu të plotë të gjithë organizimin e vrasjes dhe se porositësi ishte Bledar Jambelli.

Jambelli vëzhgonte gjithçka në terren dhe se me Shallarin komunikonte vetë nëpërmjet Kristaq Lecit (që u arrestua sot në Greqi), kushëriri i Mikel Shallarit. Mësohet se është pikërisht Leci ai që i ka dhënë pagesën prej 20 mijë eurosh Mikel Shallarit, i cili mori përsipër të kryente ekzekutimin.

Kristaq Leci dhe Bledar Jambelli 48 orë pas ngjarjes u larguan në Greqi pa kaluar nëpërmjet sistemit TIMS. 

Motivi që mendohet të kenë shtyrë Jmabellin të urdhëronte vrasjen e Cukut është rihapja e një dosjeje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë. Kryekomisari e rihapi këtë dosje të mbyllur nga prokuroria dhe gjeti prova të reja për vrasjen e Shpëtim Mukës dhe Ervis Shehut në vitin 1997, e njohur si masakra e “Pusit të Mezinit”.

Provat e reja sollën edhe arrestimin e Bledar Jambellit. Gjithsesi 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013 madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut.

Por 4 vite më vonë Jambelli nuk harroi të hakmerrej.

Bledar Jambelli 38 vjeç, gjithashtu u arrestua nga policia greke në dhjetor të vitit 2018, por gjykata greke ka vendosur të mos e ekstradojë atë drejt Shqipërisë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment