Aktualitet

Vrasja e Klodjan Rashës/ Dhjetra të rinj në Vlorë, Lushnje dhe Fier marshojnë në rrugët e qyteteve: Duam drejtësi, Sandër Lleshaj të largohet

Në Lushnje disa përfaqësues të PD-së dhe LSI-së kanë marshuar drejt Komisariatit të Policisë dhe Bashkisë së Lushnjes. Po ashtu ata kanë ndezur   kanë ndezur qirinj në dyert e këtyre institucioneve si dhe kanë mbajtur 1 minutë heshtje për 25-vjeçarin.
Featured image of article: Vrasja e Klodjan Rashës/ Dhjetra të rinj në Vlorë, Lushnje dhe Fier marshojnë në rrugët e qyteteve: Duam drejtësi, Sandër Lleshaj të largohet Pamje nga Protesta

SHQIPËRI- Pas Durrësit dhe  Gjirokastrës, edhe qytetarë të Vlorësn Lushnjes dhe Fierit kanë marshuar në rrugët e qytetit për të protestuar kundër vrasjes së  25-vjeçarit Klodjan Rashës nga policia, mëngjesin e së hënës.  Në Lushnje disa përfaqësues të PD-së dhe LSI-së kanë marshuar drejt Komisariatit të Policisë dhe Bashkisë së Lushnjes.

Po ashtu ata kanë ndezur   kanë ndezur qirinj në dyert e këtyre institucioneve si dhe kanë mbajtur 1 minutë heshtje për 25-vjeçarin. Ndërkohë dhe në Vlorë, dhjetra qytetarë me pankarta nëpër duar po marshojnë në rrugët e qytetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq në Fier qytetarët me pankarta në duar dhe qirinj, një grup të rinjsh kërkuan drejtësi për Klodian Rashën dhe largimin e ministrit Sandër Lleshajt.

Pamje nga protesta

(A.k.dosja.al)

Shto Koment