Aktualitet

Vrasja e Klodjan Rashës/ DETAJE NGA EKSPERTIZA: U qëllua në brinjë, por plumbi qëndroi në zemër. Plaga në kokë iu hap nga mjekët, i morën qeliza truri

Grupi hetimor e ka gjetur armën në një pellg me ujë, ndërkohë që është kërkuar analiza e ADN-së së Rashës dhe dy efektivëve për të zbuluar autorësinë e saj. Po ashtu është marrë edhe pështymë nga punonjësi i policisë, që arriti të gjejë armën, me inicialet F.A.
Featured image of article: Vrasja e Klodjan Rashës/ DETAJE NGA EKSPERTIZA: U qëllua në brinjë, por plumbi qëndroi në zemër. Plaga në kokë iu hap nga mjekët, i morën qeliza truri Klodian Rasha dhe Nevaldo Haderaj

TIRANË– Vazhdojnë hetimet për të zbardhur vrasjen e Klodian Rashës nga punonjësi i policisë, Nevaldo Hajdaraj. Gazetari Elton Qyno bën me dije se në vendngjarje është gjetur një armë zjarri sportive tip “Zoraki” që shitet në tregun shqiptar, kundrejt shumës prej 120 mijë lekë të vjetra.

Grupi hetimor e ka gjetur armën në një pellg me ujë, ndërkohë që është kërkuar analiza e ADN-së së Rashës dhe dy efektivëve për të zbuluar autorësinë e saj. Po ashtu është marrë edhe pështymë nga punonjësi i policisë, që arriti të gjejë armën, me inicialet F.A.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se arma tip “Zoraki”, kishte një fishek në folenë e qitjes dhe dy fishekë në karikator.

“Nëse del që profili i ADN-së nuk jep gjurmët e Klodjan Rashës, atëherë do jemi përballë një dileme shumë të fortë dhe dyshimi se arma është hedhur vetë nga policia disa minuta pas ngjarjes…”-tha një anëtar pranë grupit të hetimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në filmimet e kapura nga kamerat e sigurisë pranë, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është duke u larguar me vrap, ndërsa 5 metra pas tij është polici. Ky i fundit i pozicionuar dhe i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr.

Një prej plumbave e ka depërtuar në shpatull dhe ka mbetur më pas në zemër, ndërsa sa i përket të çarës në kokë, sipas grupit hetimor, ajo është shkaktuar dhe më pas është qepur nga mjekët e spitalit mjeko-ligjor. E gjithë arsyeja e ndërhyrjes sipas tyre ka qënë marrja e një kampioni nga truri, për të nxjerrë me ekzaktësisht shkakun biologjik të vdekjes së Klodjan Rashës.

(k.m.dosja.al)

Shto Koment