Aktualitet

Vrasja e Klodjan Rashës, kalon për gjykim çështja ndaj Nevaldo Hadëraj! Avokati kërkon ndryshim akuze dhe gjykim të shkurtuar, ish-efektivi i kërkon falje babait të viktimës

FOTO
Sot është zhvilluar në Gjykatën e Tiranës seanca paraprake për ish-efektivin Nevaldo Hajdara, i cili akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës. Ish-polici i ka kërkuar falje në gjyq babait të Rashës, i cili ndodhej i ulur në sallë. Ndërsa avokati i të akuzuarit ka kërkuar ndryshim akuze dhe gjykim të shkurtuar.
Featured image of article: Vrasja e Klodjan Rashës, kalon për gjykim çështja ndaj Nevaldo Hadëraj! Avokati kërkon ndryshim akuze dhe gjykim të shkurtuar, ish-efektivi i kërkon falje babait të viktimës Nevaldo Haderaj dhe Klodian Rasha

TIRANË– Nevaldo Hadëraj, efektivi i forcave “Shqiponja” që qëlloi për vdekje Klodian Rashën ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës. Para të akuzuar dhe familjes së të riut të ndjerë, togat e zeza vendosën që ta kalonin çështjen për gjykim.

Me kokën ulur, i vendosur brenda kafazit të të akuzuarve, Hadëraj kërkoi ndjesë personalisht tek babai i Klodianit, i cili me maskë vënë ndodhej i ulur në sallë. Ky i fundit shoqërohej nga vëllai i të ndjerit dhe familjarët të tjerë, që kishin shkuar për të ndjekur nga afër gjyqin. 

Gjatë seancës paraprake, avokati i ish-policit kërkoi ndryshimin të akuzës nga vrasje me dashje në vrasje në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme, duke i shtuar edhe atë për gjykim të shkurtuar. Nëse pranohet Hadërajt do t’i ulet 1/3 e dënimit që do të japë Gjykata. Megjithatë do të jetë trupi gjykues që do të marri çështjen që do të vendosë.

Jashtë seancës, babai i Klodian Rashës ka folur për mediat e pranishme, duke u shprehur vetëm që shpresonte se tragjedi të ngjashme si ajo e të birit mos të ndodhnin më. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Shpresoj që tragjedi të tilla asnjë familje të mos i përjetojë. Asnjë zemre nënë të mos plagoset, asnjë zemër vajze dhe djali të mos vritet në një mënyrë makabre si puna e djalit tim,”- tha ai.

Vrasja e Klodian Rashës, ngriti në këmbë gjithë Shqipërinë duke sjellë për një javë rresht me protesta të shumta në shumë qytete të vendit. Tubimet u pasuan me largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili u shpreh se tërheqja e tij ishte morale. 

I riu u vra në orët e para të 8 dhjetorit nga efektivi i ‘Shqiponjave’, Nevaldo Hajdaraj. Ky i fundit ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet. I riu nuk ka pranuar që të ndalojë në moment që patrulla i ka kërkuar të ndalojë për verifikim dhe sipas dëshmisë së policit është larguar dhe i riu ka vrapuar. Polici e ka ndjekur të riun, derisa ky i fundit sipas policit, i ka nxjerrë armën. Në këtë moment polici e ka qëlluar me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull nga mbrapa duke e lënë të vdekur në vend.

(k.m/dosja.al)

  • 11:41

    Babai i Klodian Rashës flet jashtë gjykatës: Tragjedi të tilla asnjë familje të mos i përjetojë

    Babai Klodianit, Qazim Rasha ka folur jashtë gjykatës pas seancës paraprake ndaj ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj, i cil akuzohet për vrasje me dashje.

    Ai ka folur për mediat teksa ka thënë se shpreson që tragjedi të tilla të mos i ndodhin askujt.


    Shpresoj që tragjedi të tilla asnjë familje të mos i përjetojë. Asnjë zemre nënë të mos plagoset, asnjë zemër vajze dhe djali të mos vritet në një mënyrë makabre si puna e djalit tim“, tha ai.

  • 11:23

    Kokëulur dhe me duar të lidhura, Nevaldo Hajdaraj i kërkon falje babait të Klodian Rashës

    Efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj ka kaluar në gjykim për akuzën vrasje më dashje të 25-vjeçarit Klodian Rasha.

    Avokati i të akuzuarit për vrasje me dashje kërkoi ndryshimin të akuzës në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme. Ai gjithashtu ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Nëse pranohet Hajdarajt do t’i ulet 1/3 e dënimit që do të japë Gjykata. Megjithatë do të jetë trupi gjykues që do të marri çështjen që do të vendosë.

    Nevaldo Hajdaraj i ka kërkuar falje në seancë babait të Klodian Rashës për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e 25 dhejtorit të vitit të kaluar ku mbeti i vrarë 25-vjeçari.

Shto Koment