Aktualitet

Gjykata lë në burg efektivin që vrau Klodian Rashën/ Nevaldo Hadëraj i penduar: Kjo që më ndodhi mua, mos i ndodhtë askujt! Ndjesë publike familjes së tij! (DËSHMITË)

VIDEO
  • Frikë nga hakmarrja apo…? Sali Berisha lëshon deklaratën e fortë: Vëllain e efektivit që vrau e larguan nga Shqipëria…
  • Gjykata e Tiranës lë në burg efektivin Nevaldo Hadëraj. Polici i Shqiponjave u shfaq në gjykatë i penduar për krimin e bërë dy ditë më parë. Ai kërkoi praninë e familjarëve të viktimës për t'ju kërkuar ndjesë publike. 
    Përditësuar:

    TIRANË–  Efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hadëraj, i cili qëlloi për vdekje me armë zjarri dhe i mori jetën 25-vjeçarit, Klodian Rasha ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës. ku u njoh edhe me masën e sigurisë. Ashtu siç kërkoi edhe prokuroria, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”. Nevaldo Hadëraj është shfaqur i penduar në gjykatë, ndërsa është shprehur se “kjo që më ndodhi mua, të mos i ndodhë askujt”. Gjatë seancës gjyqtarja ka shprehur se efektivi ka kërkuar edhe praninë e familjarëve të viktimës në seancë në mënyrë që të kërkonte ndjesë publikisht. 


    Prokuroria e Tiranës kërkoi edhe dje para Gjykatës masën e arrestit me burg pasi ndaj të cilit është ngritur akuza e “Vrasjes në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme”. Në bazë të hetimeve, Prokuroria pretendon nuk është konstatuar asnjë rrezik potencial që i kanosej jetës së efektivit dhe nuk kishte arsye për të qëlluar me armë zjarri.

    Ngjarja e rëndë ndodhi tri ditë më parë në Laprakë, kur efektivi qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë sipas ekspertizës paraprake dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.  SHCBA e akuzon atë për vrasje në rrethanat e tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Vrasja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë, ku pas presionit nga protestat masive ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen. Qindra të rinj, të palidhur me asnjë parti politike, kërkojnë edhe sot largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu ndërsa nuk munguan as përplasjet me efektivët që ishin lënë në terren për të menaxhuar mbarëvajtjen e protestës.

    (k.m;f.g/dosja.al)

    • 11:53

      Ishin dy! Çfarë tha në gjykatë shoku i policit që vrau Klodian Rashën: Ai thirri 'armë', iu afrova dhe më kërcënoi! Dëgjova zhurmën e mbushjes... (DËSHMIA)

      Efektivi E.Gj., i cili ishte bashkë me Nevaldo Hadërajn në momentin e vrasjes së të riut Klodian Rasha, ka rrëfyer në gjykatë, se 25-vjeçari i ka kërcënuar. Polici i Shqiponjave thotë se ka dëgjuar edhe një zhurmë të ngjashme me atë të mbushjes së armës së zjarrit. 

      “Duke ndjekur të riun dëgjova shokun që thirri armë. U vura në ndjekje, kur iu afrova të riut më kërcënoi. Pasi më foli shoku, dëgjova një zhurmë si mbushje arme.”-mësohet të jetë shprehur ai në gjykatë.

    • 11:41

      FOTOT/ Kokëulur dhe me sytë që si çon lart, efektivi i Shqiponjave del para gjykatës...kërkesa e rrallë: Familja e tij të ishte këtu! Dua t'ju kërkoj ndjesë PUBLIKISHT

      Efektivi i Shqiponjave Nevaldo Hadëraj është shfaqur i penduar në ambientet e gjykatës. I riu ka kërkuar që në seancën e dhënies së masës së sigurisë të ishin të pranishëm edhe familjarët e Klodian Rashës, në mënyrë që t’ju kërkonte ndjesë publikisht. “Kam vrarë një njeri, merrni ç’masë të doni. Dua të jetë edhe familja e tij këtu, t’ju kërkoj ndjesë publike”, -raportojnë burime për Dosja.al nga gjykata e Tiranës. Përgjatë gjithë seancës ku u dha masa e sigurisë “arrest me burg”, polici nuk e ka ngritur kokën lart dhe gjatë gjithë kohës ka qëndruar me sytë poshtë.

    • 11:37

      Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt! (RRËFIMI NË GJYKATË)

      Zbardhet dëshmia e Nevaldo Hadërajt, efektivit të Shqiponjave i cili vrau me armën e shërbimit 25-vjeçarin Klodian Rasha në Laprakë. Në seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Tiranës, në kushte të rënda psikologjike, efektivi ka thënë se kjo që ka ndodhur do të dëshironte të mos i ndodhte askujt. “Më kërcënoi se do të më vriste. Merrni çfarë mase të doni, kam vrarë një njeri. Kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt. Gjithçka ndodhi për 4 minuta.”-ka rrëfyer ai. 

      Ndërkohë që përsa i përket dinamikës së ngjarjes dhe mënyrës sesi ai ka qëlluar të riun është shprehur. “E pashë dhe doja ta ndaloja a kishte autorizim. Klodian Rasha vrapoi. Pashë që nxorri diçka nga xhepi. Unë bërtita armë që ta dëgjonte kolegu. Nxorra armën dhe e kam mbajtur në dorë. Klodian Rasha duke vrapuar u kthye sërish atje ku ishte. Isha rreth 25 metra larg kur i thashë “Ndalo policia”. U rrëzova në tokë, i shtrirë qëllova drejt këmbëve. Ai u fut në një zonë të errët kur qëllova për së dyti. Kolegu im njoftoi sallën, unë qëndrova në vendngjarje.”-mësohet të jetë shprehur ai. 

    • 11:23

      Dyshuan se i përkiste Klodian Rashës! Prokuroria nuk identifikon dot se kujt i përket arma, u gjet në pellg uji, iu janë fshirë shenjat e gishtërinjve

      Arma tip, pistoletë që dyshohet se është mbajtur nga Klodian Rasha, 25-vjeçari që mbeti i vdekur në vend gjatë ndjekjes nga efektivi i policisë, Nevaldo Hadëraj, nuk mund të identifikohet nëse është përdorur ose jo nga Klodian Rasha.

      Burime i thanë Dosja.al se prokuroria e ka të pamundur identifikimin pasi pistoleta është gjendur e hedhur në një pellg uji, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, çka e bën të pamundur gjetjen e gjurmëve të gishtave por dhe faktorëve plotësues të qitjes.

      Arma e sekuestruar nga polici me inicialet F.A., është dërguar për ekzaminim të gjurmëve të gishtave, ndërsa edhe pse kanë kaluar 3 ditë nga vrasja e Klodian Rashës, policia dhe prokuroria ende nuk kanë një qëndrim zyrtar se kujt i përket arma që u gjet 70 metra larg trupit të të riut.

    • 09:51

      ‘Alo salla, na sillni përforcime’/ Hetimet për vrasjen e Rashës, Prokuroria sekuestron bisedat e radios së efektivit të policisë, “çmontohet” sistemi TIMS

      Vrasja e Klodian Rashës ka ngritur në këmbë vendin në kohë pandemie, duke shkaktuar edhe ndryshime në qeveri me largimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Por puna vijon ende për zbardhjen e ngjarjes nga ana e organeve kompetente.

      Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar të gjitha bisedat e raportuara në sallën operative nga efektivët e policisë, të cilët pretenduan se për të riun kishin njoftuar në radio, duke kërkuar edhe ndihmë e përforcime. Të gjitha bisedat janë marrë nga sistemi TIMS, aty ku edhe regjistrohen dhe po zbardhen nga hetuesit e dosjes.

      Pas kqyrjes së provave mbetet për t’u parë nëse versioni i efektivit është I vërtetë dhe ata vërtetë kanë kërkuar përforcime në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha”, aty ku dhe u bë ndjekja e Klodian Rashës.

    Një Koment në “Gjykata lë në burg efektivin që vrau Klodian Rashën/ Nevaldo Hadëraj i penduar: Kjo që më ndodhi mua, mos i ndodhtë askujt! Ndjesë publike familjes së tij! (DËSHMITË)

    1. QEVERIA E POSHTER PO KERKON TA DENOKE PER TEJKALIM KOPETENCASH DHE VRASJE PER VETMBROJTJE..JO PER VRASJE PA SHPINE.DUAN TA LEHTESOJNE ..NESE PROTESTA NDALET NESER DO DALI NJE TJETER NAVALDO NGA TWPELENA DHE DO I MASAKROJ PERSERI TE RINJT

    Shto Koment